Shokon 23 vjeçarja: Bëra seks me një djalë të panjohur në zyrën time, por u tmerrova kur...

Life style

Shokon 23 vjeçarja: Bëra seks me një djalë të panjohur në zyrën time, por u tmerrova kur...

Nga: BOTA SOT Më: 21 mars 2017 Në ora: 11:01
Ilustrim

Një vajzë 23 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks në zyrën e saj me një person që sapo ka njohur dhe tani ka frikë se do ta zbulojnë kolegët e saj, përcjell Bota sot.

Ky është rrëfimi i saj:

Kam bërë seks në zyrën time me një djalë që sapo kam njohur dhe tani jam e tmerruar se njerëzit mund të më zbulojnë.

Jam 23 vjeçare dhe kam pirë shumë e jam dehur në ditëlindjen e një shoqeje.

Unë piva dhe u njoha me një djalë në bar e më pas biseduam dhe ishte shumë i mirë.

Ai më tha se donte të paguante për ne dhe pasi ua dhashë pijet shoqeve u ktheva sërish tek ai.

Ne flisnim tërë kohën dhe më pas ne po pëlqeheshim, edhe pse unë isha e dehur. Ai është 25 vjeç.

Ne biseduam për tu takuar sërish por më pas unë sugjerova që të shkonim për seks në zyrën time, e cila është shumë afër barit që ishim.

Ai u pajtua dhe ne dolëm vjedhurazi nga shoqëria. Sapo shkuam në zyre filluam të putheshim plot pasion.

Shumë shpejt ne ishim të zhveshur dhe bëmë seks në dyshemenë e zyrës time.

Ishte e mahnitshme dhe e egër, por unë nuk sugjerova që të shkëmbejmë numrat e nuk e bëri as ai.

Ai më thirri dhe unë shkova vetë në shtëpi. Në dritën e ditës më kujtohej gjithçka.

Jam e turpëruar me sjelljen time, pasi unë kurrë nuk kam bërë seks me një të panjohur më parë.

Nuk mund të besoj se e kam bërë këtë. Ai ka mundur të jetë çdokush.

Kam besim në disa miq të ngushtë. Ata më kanë thënë se të gjithë njerëzit bëjnë gabime por unë kam frikë se dikush mund ta kuptojë këtë që kam bërë.

Jam e brengosur poashtu se mund të kem hutime në punë. Kam kaluar çdo ditë kohë duke mposhtur veten për këtë që kam bërë dhe duke u munduar ta përballoj.

Përgjigja e psikologes:

Është e vërtetë se keni rrezikuar të ngeleni shtatzënë apo të merrni ndonjë infektim seksual.

Por shumica e njerëzve e bëjnë këtë kur kanë pirë shumë alkool.

Harroje këtë dhe provo të ecësh përpara.

Gjëja më e rëndësishme është të kuptosh nga ajo që të ka ndodhur dhe të mos e përsëritësh. Merr nën kontroll jetën tënde dhe limitoje përdorimin e e alkoolit./BS/ 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat