Studimi: Ja sa zgjat akti seksual

Life style

Studimi: Ja sa zgjat akti seksual

Më: 17 mars 2017 Në ora: 23:56
Ilustrim

Shpesh diskutojmë për eksperiencat tona seksuale por në fakt nuk kemi idenë se çka ndodh nën mbulesat e shtratit tek të tjerët.

Një studim i ri, i cili është zhvilluar me 4,400 persona ka dhënë disa informata rreth kësaj, shkruan The Independent.

Koha mesatare sa zgjatë akti seksual, të paktën ne Britani, është 19 minuta.

Këtu 10 minuta janë lojë para aktit dhe nëntë minuta të tjera merr akti seksual.

52% e personave të anketuar kanë thënë që seksi zgjatë aq sa dëshirojnë ndërsa 25% e meshkujve dhe 15% e femrave kanë thënë që do të dëshironin që seksi të zgjaste më shumë.

Afërsisht një e katërta e të anketuarve kanë thënë që do të dëshironin që seksi të zgjaste më shumë se gjysmë ore.

Ndërsa një e gjetur tjetër e këtij studimi është që 75% e meshkujve përjetojnë orgazmë pothuajse gjithmonë krahasuar me vetëm 28% të femrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat