Seks me ish-të dashurin?! Studiuesit befasojnë me botimin e publikuar

Life style

Seks me ish-të dashurin?! Studiuesit befasojnë me botimin e publikuar

Më: 15 mars 2017 Në ora: 17:58
Ilustrim

Edhe pse ekspertët këshillojnë që pas ndarjes duhet të ndërpresim edhe kontaktin me ish-partnerin, shkencëtarët e Universitetit të Arizonës thonë të kundërtën.

Një hulumtim i bërë ka treguar që seksi me ish-partnerin të çliron nga stresi i shkaktuar nga ndarja…

Studimi i universitetit u realizua me më shumë se 137 çifte të sapo ndarë, të cilët u pyetën se sa herë e kanë takuar njëri-tjetrin pas ndarjes dhe se cila kishte qenë natyra e takimit të tyre.

Nga rezultatet e publikuara në “Journal of Social and Clinical Psychology”, 21,9% e pjesëmarrësve pranuan se kanë pasur marrëdhënie seksuale me ish-partnerin pas ndarjes. Pjesa tjetër ndahej midis atyre që kishin takime të rregullta dhe mes atyre që nuk kishin asnjë kontakti.

Sipas studimit rezulton se gjendja mendore, shpirtërore dhe emocionale e atyre që kishin pasur kontakte me ish- partnerët, ishte më e mirë se e të tjerëve.

Sipas studiuesve, diçka e tillë vjen pasi intimiteti ndihmon për të zbutur pasojat e dhimbshme dhe të papëlqyeshme të një ndarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat