Ja 6 mënyra si ta eksitoni një femër pa e prekur fare

Life style

Ja 6 mënyra si ta eksitoni një femër pa e prekur fare

Më: 12 mars 2017 Në ora: 15:53
Ilustrim

Një eksperiencë e nxehë në dhomën e gjumit, nuk është gjithmonë e lehtë.

Pra, nëse jeni në kërkim të mënyrave për të rritur dëshirën seksuale te partnerja juaj, mund të përdorni këto teknika, raporton “The Sun”.

Rrisni qimet e fytyrës

Provoni të hiqni dorë nga rruajtja e fytyrës për disa ditë. Hulumtimet e fundit të botuara në revistën “Evolution of Human behaviour” gjetën se, fytyra e ditës së 10-të pa rruar ishte më seksi.

Lëre atë të flejë më shumë gjumë

Sipas një studimi të Universitetit të Miçiganit, femrat që arrijnë të flenë mirë, janë më të predispozuara për të bërë seks.

Merrni një pushim

Ndonjëherë, një distancë e vogël nga njeri-tjetri mund të jetë e dobishme për marrëdhënien tuaj. Një studim i publikuar në “Journal of Sex and Martial” nga hulumtues në Universitetin e Mbretëreshës në Ontario dhe Universiteti i Utah, gjetën se një kohë e shkurtër larg njeri-tjetrit, si p.sh. një fundjavë, mund të çojë në rritjen e intimitetit, komunikimit dhe kënaqësisë në një marrëdhënie.

 Furnizoni makinën me karburant

Tingëllon e çuditshme, por një studim tregoi se femrat në Britani eksitohen nga era e benzinës.

Ji disi mendjemadh

Po, është e vërtetë, femrat duket se duan një mashkull i cili është pak mendjemadh.

Kjo, sipas një hulumtimi nga Universiteti i Graz në Australi, që gjeti se shumica e djemve të fiksuar me veten kishte më shumë partnere seksuale.

Bëje atë të qeshë

Bëni mirë të praktikoni shakatë tuaja më të mira, pasi të bësh një vajzë të qeshe, sipas studimeve të ndryshme, është mënyra më e mirë për ta eksituar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat