Kjo është ajo që duhet të bëni menjëherë pas seksit

Life style

Kjo është ajo që duhet të bëni menjëherë pas seksit

Më: 12 mars 2017 Në ora: 13:47
Ilustrim

Infeksionet fungale do të jenë zhdukur!

Kodi i mirësjelljes pas seksit tëk femrat është aq real. Ashtu siç mund të përqafohen çiftet apo të ledhatohen, gjëja parësore e një femre është të shkoj në banjo për të urinuar.

Kjo mund të jetë një vrasës i disponimit, por që është një nevojë e domosdoshme mjekësore që ju duhet ta bëni që të shmangni ndonjë infeksion fungal, duke u pastruar dhe hedhur çdo gjë jashtë.

Dhe tani, duket sikur duhet të shtoni diçka tjetër në listën tuaj pas raportit seksual, si një masë parandaluese për të mbrojtur shëndetin tuaj vaginal.

Dhe, kjo ndoshta nuk ju tingëllon edhe aq romantike dhe ndoshta nuk jeni në disponim për ta bërë atë, por na beson për këtë.

Është e rëndësishme që të ktheni në trupin tuaj të gjitha ato bakterie të mira, në mënyrë që të shmangni ndonjë irritim vaginal që përfundimisht mund të ju çojë në marrjen e ndonjë infeksioni fungal, pra mund të kemi vëmendjen tuaj tani?

Pra, çfarë lloj ushqimi duhet të konsumoni? Në thelb, duhet të hani ushqime të pasur probiotike.

Pra, këtu nënkuptohet kos apo jogurt natyral, ushqime të fermentuara si dhe lloje të supave. Edhe kujdesi probiotik ndaj lëkurës është një gjë tjetër me rëndësi që duhet t’i përkushtoheni.

Këshilla tjera për të mbajtur gjithçka mirë “aty poshtë”? Mundohuni të vishni vetëm të brendshme pambuku 100%, rroba më të lirshme dhe gjithmonë sigurohuni që zona juaj vaginale të jetë e thatë, pra mos nxitoni të vishni mënjëherë të brendshmet pas daljes nga dushi.

Duke ndryshuar disa gjëra në rutinën tuaj të përditshme, mund t’i ndihmoni shumë vetes dhe shëndetit vaginal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat