Çiftet bëjnë seks në bazë të numrit të fëmijëve që kanë

Life style

Çiftet bëjnë seks në bazë të numrit të fëmijëve që kanë

Më: 10 mars 2017 Në ora: 23:58
Ilustrim

Sipas një studimi njerëzit që kanë lindur në vitet e 30-ta të shekullit 20, kanë pasur marrëdhënie më të shpeshta seksuale se çiftet e viteve të 90-ta.

Sekreti për të pasur një jetë aktive seksuale mund të ju befasojë.

Në këtë studim të San Diego State University, është gjetur se sekreti i seksit të rregullt, janë fëmijët.

Çiftet amerikane që kanë fëmijë nën moshën gjashtë vjeçare raportohet që bëjnë seks më shumë se 80 herë në vit – çka është më shumë se çiftet që kanë fëmijë më të mëdhenj, apo edhe ato që nuk kanë fare fëmijë.

Hulumtimet kanë gjetur se prindërit e fëmijëve në mes moshës gjashte dhe 12 vjet bëjnë seks 69 herë në vit, kurse ata që kanë fëmijë në mes moshës 12 dhe 17 bëjnë seks vetëm 62 herë në vit.

E çiftet që nuk kanë fare fëmijë, marrëdhënie seksuale kryejnë 47 herë në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat