Seks gjithë natën me prostitutën shqiptare, por shokohet kur zgjohet nga gjumi

Life style

Seks gjithë natën me prostitutën shqiptare, por shokohet kur zgjohet nga gjumi

Më: 10 mars 2017 Në ora: 18:11
Milano: Marrëdhënia seksuale me një prostitutë shqiptare i ka kushtuar shtrenjtë një italiani... në kuptimin e parë të fjalës

Pasi e kontaktoi në një sajt takimesh, italiani pagoi një shumë jo të vogël për të kaluar natën me shqiptaren. Por, kur u zgjua në mëngjes, 47-vjeçari nga Lissone pa telashe në horizont. Prostituta 35-vjeçare i kishte vjedhur portofolin.

Ajo i kërkoi para 47-vjeccarit që t’ia kthente sërish portofolin. Në fillim, burri iu nënshtrua shantazhit dhe i dorëzoi disa herë para shqiptares. Në portofol, ai kishte kartën e kreditit dhe disa dokumente të rëndësishme, raportojnë mediat italiane.

35-vjeçarja ka vijuar të kërkonte shuma të mëdha parash. Madje nisi të ‘bombardojë’ italianin me telefonata e SMS kërcënuese dhe fyese. Disa herë e ka kërcënuar duke i thënë se do të telefonojë edhe të shoqen e tij.

I shqetësuar, 47-vjeçari telefonoi karabinierët e Cinisello Balsamo (Milano).

Efektivët i sugjeruan 47-vjeçarit që të bënte sikur kishte rënë sërish pre e shantazhit dhe kështu përgatitën skemën për kapjen e 35-vjeçares. Kur mori paratë, shqiptarja u arrestua.

Në pranga përfundoi edhe një 40-vjeçare rumune, si bashkëpunëtore e shqiptares. Ndaj tyre rëndon akuza për zhvatje. Të dyja janë shoqëruar në burgun e San Vittore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat