340 £ ora, vajza eskortë që ka fjetur me mbi 1200 meshkuj

Life style

340 £ ora, vajza eskortë që ka fjetur me mbi 1200 meshkuj

Më: 9 mars 2017 Në ora: 23:54
ilustrim

Termi “vajzë eskortë” krijon një imazh që kalon mes 2 perceptimeve të ndryshme ekstreme.

Në një anë është perceptimi që ndikohet nga faktorë që lidhen me legalizimin e prostitucionit, përdorimi i drogave, varfëria, dhuna apo krimi i organizuar.

Në mënyrë kundërshtuese, imazhet e të supozuarave “pasuri dhe magjepsje” mund të krijojnë një tjetër perceptim për industrinë e seksit. Edhe filmat luajnë një rol në këtë imazh që krijohet.

Por nuk është e qartë se çfarë e shtyn një grua të bëhet punonjëse seksi.

Një vajzë ka treguar online në Reddit arsyet e kësaj zgjedhjeje.

25-vjeçarja me banim në Sydney ka treguar se ka qenë në këtë industri që në moshën e adoleshencës. Ajo pranon se ka vuajtur nga shkatërrimi i nervave për një kohë të gjatë, çka e bëri që ta braktisë industrinë për 9 muaj. Më tej ajo  i është kthyer sërish kësaj pune dhe tregon se ka gjithashtu në plan ta braktisë për të nisur shkollën.

Ajo tregon se është paguar 340 £ për orën e parë, 650 £ në orën e dytë dhe 184 £ për çdo orë që rrinin më pas.

Vajza tregon se shumë veprime ajo nuk pranonte t’i bënte, si të përfshihej në role incesti, sporte uji, dy djem në të njëjtën kohë etj.

Gjithashtu ajo tregon se ka refuzuar të flejë me burra irlandezë si rregull, por nuk ka treguar se pse e ka bërë këtë zgjedhje.

Meshkujt me të cilët ajo shkonte më tepër kanë qenë punonjës të administratës në moshën 40 deri 60-vjeçare. Më tepër ka shkuar me meshkujt të bardhë, indianë dhe aziatikë.

Që prej kohës kur u bë një punonjëse seksi ajo ka treguar se ka fjetur me mbi 1200 meshkuj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat