Historia +18 / Bëra seks me kunatën, tani po çmendem sepse…

Life style

Historia +18 / Bëra seks me kunatën, tani po çmendem sepse…

Më: 8 mars 2017 Në ora: 18:05
ilustrim

Një i ri ka lënë shtatzënë motrën e së dashurës, por tani po e vuan rëndë. Ai tregon se si ndodhi gabimi fatal, ndërsa kërkon një këshillë nga psikologia e “The Sun”.

Letra e djalit

“Kam bërë një gabim shumë të madh dhe tani po vuaj pasojat. Unë jam 23 vjeç dhe e dashura ime është 25. Ne kemi shumë kohë bashkë dhe kemi një lidhje vërtetë të bukur, por unë gabova rëndë.

Një ditë ajo më ftoi në ditëlindjen e motrës së saj 21 vjeçe. Pas disa orësh e dashura ime u largua pak më herët se duhej të bënte diçka, ndërsa unë qëndrova edhe pak pasi do prisja motrën e saj për ta sjellë në shtëpi.

Rrugës kur po ktheheshim ajo m’u hodh sipër dhe filloi të më puthte… nuk e përmbajta dot veten, i hoqa fustanin dhe bëmë seks. Por vetëm një herë ndodhi pasi unë e kuptova gabimin që kisha bërë.

Kjo histori ka disa javë që ka ndodhur dhe prej asaj dite unë skam pasur më kontakt me të dhe jam fokusuar shumë tek lidhja ime me të dashurën. Por pak ditë më parë ajo më telefonoi dhe më tha se është shtatzënë dhe se babai i fëmijës isha unë. Më ka vënë kusht që t’i them të dashurës ose ndryshe do t’ia tregojë ajo.

Çfarë të bëj?! I kam punët pisk!”

Përgjigjja e psikologes:

“Më duhet të pajtohem me ty, i ke vërtetë punët pisk! Të bërit seks me të është një gabim i madh, por të bërit seks të pambrojtur është një gabim dhe papërgjegjshmëri edhe më e madhe. E vetmja gjë që duhet dhe mund të bësh ti për këtë situatë, është të kërkosh prova që vajza nuk po gënjen për shtatzëninë si dhe për atësinë e fëmijës. Nëse është e vërtetë atëherë duhet t’ia thuash vetë të dashurës dhe të mbash përgjegjësi për fëmijën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat