Gjërat që më ndodhën kur pushova së urryeri trupin tim

Life style

Gjërat që më ndodhën kur pushova së urryeri trupin tim

Më: 8 mars 2017 Në ora: 07:49
Ilustrim

Kisha probleme me mbipeshën dhe isha e lodhur me jetën time, e urreja momentin kur ndokush drejtonte fotoaparatin tek unë, rrefuzoja të shikoja veten në pasyqë sepse ndjeja dhimbje dhe dëshpërim.

Derisa punoja në shërimin dhe humbjen e peshës së tepërt jeta filloi të rezonojë ndryshe, andaj edhe perspektiva ime për të ndryshoi. Këto ndryshime nuk ndodhin brenda natës, javës apo muajit, që të ndjehem rehat me trupin tim më është dashur më shumë se një vit. Kam mundur të ndjehem kështu shumë më herët, gjithçka që më duhej ishte keqardhje për veten dhe vetëdijësim se e kam fuqinë për të ndryshuar çdo gjendje që më dëmton.

Kur isha i gatshëm ta doja trupin tim, gjëra të mrekullueshme filluan të më ndodhin.

Kisha më pak nevojë që të përtyp emocionet

Sa më e fortë që ndjehesha, aq më pak nevojë për ushqim ndjeja si mënyrë për të mbuluar zbrastirën, dhe isha më e vendosur për të bërë gjëra që më bënin mirë.

Lëvizja filloi të ishte lumturi e jo dhimbje

Kur fillova të ushtroj për të parën herë, nuk mundja të vrapoja më shumë se nëj minutë pa ndjenjën se mushkëritë dëshirojnë të eksplodojnë dhe se këmbët do të shemben në tokë, ishte sikur dënim. Mirëpo sikurse që perspektiva ime ndrrohej, gradualisht lëvizja u bë burim i lumturisë e jo i vuajtjeve.

Ushqimi ishte ndryshe

Edhepse kisha dobësi për ushqim, frigohesha sepse ndjehesha jashtë kontrollit. Tani pas sa viteve duke u stërvitur, kur dëshiroj diçka- e dua në sasi të vogla, dhe pas ngrënies instinktivisht e di se sa duhet stërvitur që të rikthej balansin.

Ndjehesha mirë nën lëkurën time

Herën e parë që e kuptova se po ndjehem mirë nën lëkurën time ishte kur pushova së menduari se si dukem- nuk isha më e obsesionuar me peshën apo me atë se çfarë të tjerët mendojnë për mua.

Ndjenja rritej

Sa më shumë përparoja, aq më shumë e kuptoja se nuk më duhet të kërrusja supet apo të zhagoja këmbët, dhe ky mendim kthehej me të mirë. Ndjehesha më e lehtë dhe shihja më tepër mundësi.

U bëra më e këndshme ndaj vetes

Sa më pak që e urreja trupin, aq më shumë lulëzonte, pushonte dhe lëvizte me qëllim, e gjithë kjo vetëm pse e përqafova të qenurit “unë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat