Njihuni me shqiptarin që e ka bërë ‘treshe’ me pronaret e dyqanit të seksit në Tiranë

Life style

Njihuni me shqiptarin që e ka bërë ‘treshe’ me pronaret e dyqanit të seksit në Tiranë

Më: 7 mars 2017 Në ora: 20:15
Chaiza, nënë e tre fëmijëve, por e divorcuar, dhe Armida nënë e dy fëmijve nga një martesë e lumtur, “acaruan” audiencën shqiptare, me rrëfimin e tyre.

Armida Elezi dhe Chaiza Alicea ishin dy vajzat që “nxehën” janarin në Tiranë, me lodrat e seksit që sollën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe rrëfimin për jetën e tyre seksuale.

Chaiza, nënë e tre fëmijëve, por e divorcuar, dhe Armida nënë e dy fëmijve nga një martesë e lumtur, “acaruan” audiencën shqiptare, me rrëfimin e tyre në emisionin “Rudina” të Rudina Magjistari.

Ato ndodheshin në Tiranë për fushatë mediatike që i paraprin hapjes së një dyqani virtual lodrash seksi të destinuar për tregun shqiptar. Armida Elezi dhe Chaiza Alicea gjatë rrëfimit të tyre, përveç se u shprehën se ishin të bindura se shqiptarët kanë nevojë për këto lodra seksi, publikuan edhe klipet promovuese, ku ato të veshura me të brendshme seksi pozojnë pranë njëra-tjetrës, si për të ngacmuar fantazinë e të interesuarve për lodrat e tyre të seksit.

Por pyetjes nëse ato kanë marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën të bërë nga Arian Çani në “Zonë e lirë”, ato e pranuan publikisht se kanë bërë seks treshe bashkë me burrin e Armidës.

Por ishte pikërisht Armida që sqaroi se ka qenë një eksperiment, dhe pas asaj tresheje nuk kanë pasur ndonjë raport tjetër me burrin e saj dhe Chaizën. Përveç reagimeve të ashpra, pati dhe nga ata persona që u bënë kuriozë të mësonin më shumë për bashkëshortin e saj.

Ai quhet Blendi dhe me të Armida ka një martesë shumëvjeçare në Ëethersfield, Connecticut, që pas largimit nga Shqipëria. Më shumë kureshtje ngjalli fakti se si sillen ata me njëri-tjetrin, pasi kanë provuar seksin të tre.

Kemi mundur të gjejmë këto foto të bashkëshortit të Armidës, me dy vajzat më të përfolura këto kohë. Ata shihen në club-et e natës në SHBA duke pirë dhe shijuar orët e vona në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Më i lumturi duket bashkëshorti i Armidës, i cili ka postuar këto foto në facebook, të cilat i shoqëronte me statuse të tipit: “These 2 leave me broke!”, “Amaizing night”, “Amazing night ëith the girls!”, “Thats ëhat i mean”, etj.

Ai duket shumë komod pranë tyre, ndërkohë që Armida tregoi në ekran se në sajë edhe të lodrave të seksit, ajo kishte mundur ta mbante gjallë pasionin në martesë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat