Si të mos vonoheni gjithmonë në punë?

Life style

Si të mos vonoheni gjithmonë në punë?

Më: 6 mars 2017 Në ora: 17:08
Ilustrim

Të shkuarit gjithmonë me vonesë në punë është shenjë e një personi joefikas. Riorganizimi i mëngjesit dhe shkuarja me kohë në punë janë gjëra të rëndësishme për të pasur një ditë produktive.

Por, ka disa ditë kur thjesht nuk mund ta shmangni lëmshin e mëngjesit. Sidoqoftë, iu sjellim disa truqe të cilat do t’ju ndihmojnë të mos vonoheni në punë.

Një natë më herët zgjidhni rrobat të cilat do t’i vishni

Në mbrëmje, para se të flini, shikoni se çfarë moti do të mbajë ditën në vijim dhe zgjidhni rrobat për ditën e nesërme. Kjo padyshim se kursen shumë kohë, si dhe njëkohësisht ju i zgjidhni teshat më me kujdes dhe do të dukeni edhe më bukur.

Mos e kontrolloni celularin

Kontrollimi i celularit në mëngjes është vetëm humbje kohe. Prandaj, shmangni përdorimin e celularit në mëngjes, ose thjesht kontrollojeni atë pasi të dilni nga dera e shtëpisë.

Hani mëngjes në zyre

Përderisa racioni i mëngjesit është shujta më e rëndësishme e ditës dhe nuk duhet të injorohet, ai merr shumë nga koha e mëngjesit. Prandaj, nëse mundeni, ushqehuni në veturë ose në zyre, por assesi mos e shmangni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat