Shtatë sekretet si ta bëni një djalë që t'ua kthejë sms-në

Life style

Shtatë sekretet si ta bëni një djalë që t'ua kthejë sms-në

Më: 5 mars 2017 Në ora: 13:48
Ilustrim

Është e vërtetë se njerëzit ndonjëherë janë të zënë dhe nuk mund të përgjigjen menjëherë në sms-të tonë, por disa kërkime shkencore thonë se sa më vonë që iu përgjigjet në sms një person, aq më pak ju do

1. JINI 'COOL' GJITHMONË!

E dimë se kjo është më lehtë për t'u thënë, sesa për t'u bërë. Shtiruni kinse nuk mërziteni fare për atë se a do t'ua kthejë ai mesazhin, apo jo. Dhe, si me magji, një sjellje e tillë zakonisht i bën djemtë që të interesohen për ju. Një indiferencë e caktuar është e mirëseardhur në raport me meshkujt. Nëse djali luan lojëra me ju kur flitet për takime, apo komunikim, atëherë as ju nuk duhet të hezitoni që t'ia ktheni atij me lojë.

2. MË PAK NDONJËHERË ËSHTË MË SHUMË

Ky sekret ka disa mënyra. Së pari, edhe nëse keni ndjeja të forta dhe keni nevojë që të komunikoni, evitoni dërgimin e mesazheve të gjata. Nuk keni nevojë ta dërgoni një letër të tërë. Një gjë nuk duhet harruar: mos thoni tepër, mos zbuloni së tepërmi. Mos tentoni ta bëni që t'ju përgjigjet, duke pasur sjellje provokuese, meqë më vonë mund t'i bini pishman.

3. KUR AI JU SHKRUAN, SHKRUAJINI EDHE JU

Nëse keni të bëni me një djalë, i cili nuk ua kthen menjëherë përgjigjen, atëherë në vend që t'i dërgoni atij mesazhe të pandërprera, gjatë tërë ditës, bëni sikur që bën ai. Shkruani vetëm kur t'ju shkruajë ai.

4. MOS ZBULONI TEPËR ME MESAZHE

Derisa i shkruani mesazh të dashurit, kini kujdes që t'i mbani disa gjëra për veten tuaj. Mos thoni më shumë sesa që keni nevojë dhe mos jepni informata të shumta, përpos nëse ai i kërkon ato.

5. DIJENI KUR T'I JEPNI FUND

Nuk keni nevojë të prisni gjatë tërë jetës që djali t'ju përgjigjet në një sms. Nga ju varet se a është kjo diçka me të cilën mund të jetoni. Nëse ai komunikon në forma të tjera, atëherë çdo gjë është në rregull. Por, sapo ta hetoni veten se jeni duke u munduar që t'ju përgjigjet, duhet t'ia shtroni vetes disa pyetje të vështira. Ju e meritoni dikë që ju vlerë- son dhe që dëshiron të komunikojë me ju.

6. MOS U ÇMENDNI!

Disa djem me të vërtetë nuk kanë kulturë të komunikimit me të tjerët. Disa herë ata mund të kenë edhe arsye për mos përgjigje në sms-të tuaj. Ajo që duam t'ua themi, është se nuk duhet ta çmendeni veten duke pyetur se pse ai nuk ua kthen përgjigjen. Apo, çka duhet të bëni ju, që ai ta ketë një shprehi më të mirë komunikuese. Vazhdoni me jetën. Nëse ju përgjigjet, mirë, nëse jo, përsëri mirë!

7. JINI TËRËSISHT VETVETJA

Gjithmonë! Nuk keni nevojë të shtireni kinse jeni dikush tjetër, vetëm që ta bëni djalin të komunikojë me ju. Faji nuk qëndron te ju. Nuk keni nevojë ta ndryshoni vetveten. A ju bie juve ndërmend ndonjë sekret tjetër, për ta bërë djalin që t'ua kthejë sms-të? Nëse po, atëherë na tregoni edhe neve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat