Doni të mësoni nëse dikush e ka humbur virgjërinë apo jo? Ja mënyra!

Life style

Doni të mësoni nëse dikush e ka humbur virgjërinë apo jo? Ja mënyra!

Më: 5 mars 2017 Në ora: 09:54
ilustrim

Një studim i ri ka zbuluar një mënyrë mjaft të sigurt, për të mësuar se në çfarë moshe dikush për herë të parë ka bërë seks. Mund të besoni ose jo, por çasti se kur dikush ka humbur virgjërinë varet shumë dhe shënohet tek gjenet.

Duke studiuar dallimet në strukturën e ADN-së të rreth 380.000 njerëzve, shkencëtarët janë bindur që me siguri goxha të mjaftueshme mund të përcaktohet. Natyrisht, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë të cilët ndikojnë që dikush të fillojë lidhjen seksuale – si p.sh. edukata, bindjet fetare, presoni i rrethit ku jeton, madje edhe stabiliteti i vetë personit.

Megjithatë, nga gjenetika nuk mund të shmangemi shumë. Pikërisht, nga seksi. Ekspertët e plakjes reproduktive, nga Cambridge, John Perry dhe Ken Ong, konstatojnë që komponenti trashëgues bën 25 për qind të ndikimit në zgjedhjen e kohës për seksin e parë.

Është zbuluar që shumica e djelmoshave dhe e vajzave marrëdhënien e parë seksuale e kanë mesatarisht në moshën 18-vjeçare.

Kjo shpjegohet me gjene të caktuara, të cilat saktësisht në çastin e caktuar të jetës ndikojnë në lirimin e hormoneve gjenitale. Fjala është për momentin kur dikush hyn në pubertet. Mirëpo, nuk ndodh kjo te të gjithë në të njëjtin moment.

Personat të cilët kanë variantin e gjenit CADM2, më herët fillojnë jetën e tyre seksuale dhe zakonisht kanë më shumë fëmijë. Mirëpo, këta njerëz megjithatë kanë prirje që të bien edhe në situata të rrezikshme.

Versioni i gjenit MSRA është i lidhur me personat të cilët jetën e tyre seksuale e fillojnë më vonë se mesatarja, është zbuluar që këtë grup më së shpeshti e përbëjnë edhe personat flokëkuq dhe ata që kanë pikla në lëkurë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat