Pyetjet që ju dhe partneri juaj duhet t’ia parashtroni njëri-tjetrit!

Life style

Pyetjet që ju dhe partneri juaj duhet t’ia parashtroni njëri-tjetrit!

Më: 5 mars 2017 Në ora: 08:02
Ilustrim

Nëse nuk i keni bërë akoma këto pyetje, është koha që të veproni tani…

Këto pyetje do të ju ndihmojnë juve dhe partnerit tuaj të zhvilloni biseda të rëndësishme në lidhje me kush jeni dhe çfarë ka rëndësi për ju. Uluni dhe parashtroni këto pyetje atij. Më pas dëgjoni përderisa jeni duke i kushtuar vëmendje. Pasi t’ia bëni pyetjet ndjehuni të lirë t’i pyesni më shumë rreth ndjenjave dhe mendimeve mbi këtë temë. Pastaj është radha e partnerit tuaj që të ju pyes juve.

Nëse dikush ju pyet: “Cila është gjëja më e mrekullueshme në lidhje me partnerin tuaj”?, si do të përgjigjeni?
Cila është gjëja që ju duket konfuze apo e vështirë për të kuptuar rreth meje?
Cila është ajo gjë e vogël që mund ta bëj në mënyrë të rregullt – që nuk e bëj rregullisht tani – që do të bëjë të ndjehesh e përkujdesur?
A ka ndonjë gjë që do dëshiroje ta bënim si çift e që nuk e praktikojmë tani, apo e bëjmë veçmas nga njëri-tjetri?
Nëqoftëse ju mund të planifikoni vet ditën tuaj të përsosur, nga mëngjesi deri në mbrëmje, si do të dukej ajo ditë për ju?
Si ndjehesh kur të puth dhe ledhatoj në vende publike? Kur të them se të dua? Kur të komplimentoj para të tjerëve?
Në cilat vende dhe në çfarë mënyre do të dëshiroje që të prek unë ty? Dhe cilat janë vendet e padëshiruara për prekje të tilla?
Cila është ajo gjë që do dëshiroje që unë ta kuptoja apo ta pranoja?
Të lutem më trego një gjë që e bëj shpesh dhe ju bën të ndjeheni e dashur dhe e përkujdesur?
A ka diçka që me të vërtetë e dëshironi nga unë por akoma nuk ma keni kërkuar – ose unë nuk e kam kuptuar që ju e dëshironi?
A ka ndonjë gjë që unë mund të di ose të bëj për të ju mësuar juve rreth diçkaje?
A dëshironi të ju them dy gjëra që unë vlerësoj apo adhuroj për ju?
Sa shpesh do të dëshiroje që unë të të them ‘të dua’?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat