Si të udhëtosh me pak para

Life style

Si të udhëtosh me pak para

Më: 4 mars 2017 Në ora: 09:05
Ilustrim

Ka disa alternativa për të mos shpenzuar para për hotelin gjatë udhëtimeve nëpër botë. Një prej tyre është rrjeti “home exchange” nëpërmjet të  cilit mund të ofroni shtëpinë tuaj në këmbim të dikujt tjetri, në cilindo qytet të botës që doni të vizitoni. 

"Couch surfing" është një tjetër mënyrë për të udhëtuar në çdo vend të botës, mjafton të gjesh dikë që të lëshon divanin e shtëpisë, dhomën e miqve apo dhe gjithë apartamentin.

Nga udhëtimi në qytetin që keni ëndërruar gjithmonë të shkoni ju ndajnë vetëm disa klikime me mousin e komjuterit. Sa herë që bëhemi gati të udhëtojmë për turizëm apo thjesht për pushime gjithmonë mendojmë sesa shumë do të na kushtojë hoteli për të fjetur.

Por sot në internet mund të gjesh disa shërbime që të ofrojnë mundësinë të udhëtosh pa shpenzuar shumë dhe sidomos pa paguar as edhe një qindarkë për hotelin. 

Një prej tyre është këmbimi i shtëpive. Pra ti në Tiranë mund të këmbesh shtëpinë më dikë në Londër, mjafton që ti të kesh dëshirë të udhëtosh në Londër dhe tjetri dëshiron të vizitojë Tiranën.

Një tjetër mënyrë është dhe "couch surfing", që do të thotë të gjesh dikë që të hap derën e shtëpisë ose të lëshon divanin për të fjetur. Në Shqipëri shumë pak persona i praktikojnë këto mënyra udhëtimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat