Pas 3 vitesh duke folur, më në fund bëra seks me atë që doja, por ai tani...

Life style

Pas 3 vitesh duke folur, më në fund bëra seks me atë që doja, por ai tani...

Nga: BOTA SOT Më: 3 mars 2017 Në ora: 12:48
Ilustrim

Një vajzë 26 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ajo ka bërë seks me një djalë 28 vjeç, me të cilin ka folur për tre vjet, përcjell Bota sot.

Por, ajo thotë se ka një hall, pasi mendon se vetëm po e shfrytëzon për seks.

Rrëfimi i saj:

Më në fund kam bërë seks me një djalë që po flas me të prej 3 vitesh.

Ne kemi pasur një numër rastesh që nga atëherë dhe seksi është i mahnitshëm, por nuk e jam e sigurt nëse vetëm jam duke qenë e përdorur dhe duke humbur kohë.

Unë jam 26 ndërsa ai është 28 vjet.

Ne jemi njohur në një webfaqe për takime në internet dhe jemi dakorduar për të dalë.

Ne e shijonim shoqërinë e njëri tjetrit dhe vendosëm që të dalim sërish, pro kjo nuk ndodhi deri pas tre vitesh.

Kur jemi njohur atë unë isha duke shkuar në universitet me tren si punëtore sociale dhe ai punonte në bankë, kështu që nuk kishim kohë për të dalë, por shkëmbenim mesazhe kur mundnim.

Ne të dy e pranuam se e pëlqenim njëri tjetrin dhe u pajtuam që të mos e ngacmonim dikë tjetër kur dilnim.

Me kohë mendoja se nuk do të interesonte nëse do e bënte ai ose jo pasi ne nuk ishim në lidhje.

Para një viti ai më dërgoi mesazh duke më thënë se donte të më shihte sërish por që ai po dilte edhe me dikë tjetër. ai tha se nuk po i funksiononte, andaj nuk donte ta humbiste miqësinë me mua.

I tregova se jam lënduar por se e fal atë.

Dhe më pas gjërat ndaluan dhe unë nuk dëgjova asgjë prej tij për 6 muaj.

Më pas ai më dërgoi mesazhe dhe ishte si në kohërat e vjetra.

Më në fund ne kishim takimin e dytë pas asaj kohe të gjatë dhe gjitha ndjenjat e mia ishin kthyer.

Ne darkuam në një restorant të mirë dhe ai e pagoi e më pas shkuam në banesën e tij ku dhe bëmë seks.

Ne u takuam disa herë që nga atëherë dhe ishte shumë mirë dhe argëtuese.

Ne kalojmë shumë mirë por unë nuk mund të pranoj të jemi vetëm kështu si miq me përfitime dhe të mos shpresoj për diçka më shumë.

Ai nuk më ka thënë se si ndihet për mua. Nuk dua që të jem e tepërt dhe nuk e kam pyetur.

Unë jam duke u munduar që ta kuptoj nëse ai është i vërteti, sepse ka kohë që nuk kam ndjerë diçka për dikë.

Përgjigja e psikologes:

Mos prit që menjëherë të shprehë dashurinë por kjo nuk të ndalon që të bëhesh se nuk brengosesh.

Respektoje veten që ta gjesh atë që e dëshiron, një lidhje të duhur dhe ai do ta respektojë atë.

Vetëm tregoj se të jesh kaq rastësore nuk është diçka e jotja.

Nëse jeni vetëm miq, atëherë nuk keni pse të bëni seks.

Nëse ai ka ndjenja më serioze, ai do t’i thotë ato./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat