Gruaja nuk po kënaqet me mua, kërkon meshkuj me penis të madh, por a duhet unë...

Life style

Gruaja nuk po kënaqet me mua, kërkon meshkuj me penis të madh, por a duhet unë...

Nga: BOTA SOT Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 17:17
Ilustrim

Një burrë 30 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se gruaja e tij dëshiron meshkuj me organ gjenital të madh dhe këtë ia kishte thënë kur ishin vetëm miq, por pasi ai nuk është i përmasave të tilla, ajo vazhdimisht shikon në internet për meshkuj me përmasa të mëdha, përcjell Bota sot/

Dilema e burrit është nëse duhet ta lë gruan e tij që të bëjë seks me dikë tjetër.

Rrëfimi i tij:

Gruaja ime po hulumton në aplikacionin Craigslist për meshkuj me penis të madh.

Ne të dy jemi 30 vjeçar dhe jemi martuar vitin e kaluar. Kur ne ishim vetëm miq në universitet ajo çdoherë më tregonte për tërheqjet e saj seksuale dhe se si i dëshironte meshkuj me organ gjenital të madh.

Miqësia jonë u kthye në dashuri dhe ne u martuam, por unë nuk jam i tillë si ajo kërkon dhe e di që gruas time i mungon.

Unë shoh fotografi me meshkuj që kanë burrëri të madhe në telefonin e saj. A duhet ta lë atë të bëjë seks me meshkuj të tjerë derisa unë jam aty?

Përgjigja e psikologes:

Jo, më mirë mbaje si fantazi. Të përfshish një mashkull tjetër që mund të ketë pasoja.

Mos ia bëj këtë vetes, ajo të ka zgjedhur ty për tu martuar. Martesa është më shumë se seksi dhe seksi i mirë nuk ka të bëjë me madhësinë e penisit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat