“Ari i bardhë” i femrave po i bën ato milionere, mbi 500 dollarë fitime në ditë

Life style

“Ari i bardhë” i femrave po i bën ato milionere, mbi 500 dollarë fitime në ditë

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 08:01
Qumesht

Tani gratë janë duke fituar rreth 500 dollarë nga shitja e qumështit të gjirit në tregun e zi. Ata që e blejnë këtë produkt, i cili quhet ndryshe edhe “ari i bardhë”, janë përgjithësisht pacientët që janë prekur nga kanceri, atletët apo personat që duan të ushqehen në mënyrë të shëndetshme gjithë jetën e tyre.

Nëna e dy fëmijëve ka thënë për Daily Mail Australia se ajo ua shet qumështin e gjirit pacientëve me kancer dhe se asnjëherë nuk merr më shumë se 30 dollarë për një litër. Gruaja u shpreh se shoqet e saj fitojnë shumë më shumë.

“Disa atletë janë të lumtur nëse paguajnë rregullisht 220 dollarë për litër. Ata paguajnë edhe më shumë në rast se nënat e reja merren me aktivitet fizik, pasi kjo e rrit cilësinë dhe vlerat ushqyese të qumështit të gjirit”, – ka thënë gruaja.

“Ari i bardhë” zakonisht shitet online në grupe të fshehta në mediat sociale, në të cilat bëjnë pjesë nënat e reja nga e gjithë Australia dhe që bëjnë këtë lloj tregtie kundrejt parave.

“Disa femra mund të shtrydhin gjirin me pompë, siç ndodh rëndomë, për gjysmë ore dhe nxjerrin vetëm 35 mili litra, por ka edhe të tjera që e shtrydhin gjirin për një orë dhe nxjerrin 1200 mili litra, siç më ndodh mua. Përgjithësisht këshillohet që të pimë sa më shumë ujë dhe të konsumojmë bajame, për të prodhuar qumësht të mirë”, – tregon gruaja nga Melbourne, e cila ka preferuar të ngelet anonime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat