Shokon 25 vjeçarja: Të dashurin në shtëpi e bëj seks me kolegen e punës dhe një ditë na zuri kolegu, por ai tani na thotë që...

Life style

Shokon 25 vjeçarja: Të dashurin në shtëpi e bëj seks me kolegen e punës dhe një ditë na zuri kolegu, por ai tani na thotë që...

Nga: BOTA SOT Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 13:30
Ilustrim

Një vajzë 25 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se bën seks me kolegen e punës dhe se një ditë i ka zënë një kolegë dhe ai tani dëshiron që të bëjë seks treshe me to, përcjell Bota sot.

Por, vajza thotë se nuk do të bëjë treshe, mirëpo e dashura e saj e ka kërcënuar që nëse nuk bën, ajo do t’i tregojë të dashurit të saj.

Ky është rrëfimi i saj:

Një furnizues në punë më ka kapur duke bërë seks në punë me të dashurën time dhe ai tani dëshiron të na bashkohet.

Unë jam një vajzë 25 vjet dhe e dashura është poashtu femër 29 vjeç dhe të dyja punojmë prej 3 vitesh në një çerdhe fëmijësh. Në shtëpi të dyja kemi partnerë meshkuj, por në punë kemi seksin më të mirë dhe më pasionant.

Në fillim u bëmë shoqe por më pas u bëmë shumë të afërta dhe gjërat ndryshuan. Të biesh në dashuri me një femër ishte shumë konfuze sepse unë kurrë nuk kisha thënë se jam lesbike.

Unë ende e dua të dashurin tim, por nuk e shijoj seksin me të dhe nuk dua të ndahem nga ai.

Në një ditë të ftohtë të muajit të kaluar ishim unë dhe e dashura në zyrën e shitjes dhe donim ta bënim nxehtë, e ne ishim roje.

Dera u hap dhe eci djaloshi i cili na furnizon. Ai na pa mua dhe të dashurën në një moment  pasionant dhe ne u larguam sapo e pamë atë, por ai e kishte parë çfarë po ndodhte.

Në fillim u shokua por pastaj u bë shumë intrigues. Bënte shaka se sa lehtë ishte të bëhej nxehtë. Ne qeshëm, unë me nervozë dhe menduam se aty ishte fundi.

Por, ditën tjetër ai erdhi dhe më gjeti mua vetëm në zyrë. “Ditën tjetër kur ju të jeni bashkë, unë dua të vij t’ju bashkangjitëm”, tha ai. Ai është i pashëm në të tridhjetat por nuk është ajo që unë dua.

E bëra buzëqeshjen më të mirë dhe u bëra sikur nuk kuptoja çfarë po thoshte.

I tregova të dashurës për atë që më tha dhe ajo tha se do të duhej të kisha pranuar. Ajo është aventuriere seksuale dhe është biseksuale. Ajo ishte e entuziazmuar për të bërë treshe, ndërsa unë e stresuar.

Unë nuk fantazoj të bëj treshe me të apo askënd. Kam frikë se gjërat po bëhen më keq dhe njerëzit mund ta marrin vesh.

Tani e dashura ime më thotë se nëse unë jam duke menduar të tërhiqem, ajo do t’i tregojë të dashurit tim për aferën tonë.

Çfarë të bëj? A duhet të bëj treshe që ta mbaj sekretin tim të sigurt?

Përgjigja e psikologes:

Jo të lutem mos e bëj. Nëse e dashura është e gatshme t’i kalojë kufijtë, ajo nuk do të ndalet me kaq.

Nuk ka shumë mundësi që ajo t’i tregojë partnerit tënd.

Nuk besoj se ajo mërzitet nëse të humb ty por ti duhet t’ia dalësh vetë.

A dëshiron ta vazhdosh këtë aferë ende? A e do këtë vajzë që po bën presion mbi ty?

Kam frikë se ajo po e shkatërron magjinë.  Ky lloj ngacmimi nuk është dashuri e vërtetë.

Ti e ke bërë vet këtë gabim dhe duhet të kthehesh prapa vet. Nuk ka të keqe nëse je biseksuale por nuk është në rregull të tradhtosh./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat