Ushtrimet rigoroze ulin dëshirën seksuale te burrat

Life style

Ushtrimet rigoroze ulin dëshirën seksuale te burrat

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 09:10
Mashkulli duke ushtruar

Ushtrimet rigoroze mund t’iu mbajnë në formë, mirëpo do ta ndikojnë jetën tuaj seksuale.

Burrat të cilët bëjnë ushtrime të rënda fizike, kanë libido më të ulët se sa burrat që ushtrojnë më lehtë thotë një studim i ri.

Për katër vjet, shkencëtarët kanë debatuar nëse ushtrimet fizike e ndikojnë dëshirën seksuale dhe riprodhimin, shkruan Daily Mail.

Mirëpo kjo është hera e parë që një studim në mënyrë shkencore e ekzaminon lidhjen në mes ushtrimeve fizike te burrat dhe jetës së tyre seksuale, për shkak se në të kaluarën studimet janë fokusuar tek gratë.

Libidoja tek burrat që performojnë ushtrime të rënda, bie për shkak të disbalancit hormonal, mirëpo rregullohet në momentin që ata fillojnë të performojnë ushtrime më të lehta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat