A mund të arrihet orgazma pa bërë seks? Ja 6 gjërat që e provokojnë

Life style

A mund të arrihet orgazma pa bërë seks? Ja 6 gjërat që e provokojnë

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 00:45
ilustrim

Mendonit se orgazma mund të arrihet vetëm me anë të seksit ? Atëherë paskeni gabuar gjithmonë. Një orgazëm zakonisht është e lidhur me marrëdhënien seksuale, por pavarësisht origjinës së saj ajo mund të shkaktohet edhe nga gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me raportin seksual. Le të zbulojmë se si mund të provokohet kulmi i kënaqësisë edhe kur nuk keni në dispozicion një partner. Me siguri do të mbeteni pa fjalë.

Meditimi

Meditimi ka të njëjtin efekt në tru me atë të orgazmës, pasi ndjesitë që provohen në këtë rast nuk kanë shumë ndryshim. Gjatë meditimit ju ndjeni një lloj qetësie e lumturie si dhe arratisje nga çdo lloj mendimi.

Orgazma në palestër

Tashmë është e ditur: disa ushtrime fizike mund të stimulojnë orgazmën që në këtë rast është quajtur si “coregasm”. Zakonisht është arritur me yoga, por mund të arrihet edhe me ngritjen e peshave, ciklizmin dhe notin. Arsyeja? Rritja e presionit të gjakut në organet gjenitale dhe muskujt e legenit.

Lindja

Padyshim që është jo e zakontë orgazma gjatë lindjes, por është vërtetuar që dhimbja gjatë lindjes mund të kthehet edhe në kënaqësi. Gjatë lindjes së fëmijës janë të stimuluara të gjitha pikat e kënaqësisë që provokojnë orgazmën.

Gjumi

Orgazma gjatë gjumit nuk është diçka e pazakontë për meshkujt. Por edhe gratë mund të përjetojnë presion të gjakut në vaginë. Në këtë rast nuk është e nevojshme që femrat të mendojnë gjëra erotike për të arritur orgazmën.

Një video

Orgazma mund të provokohet edhe duke parë një video e cila mund të mos jetë e nxehtë. Përshpëritjet dhe thashethemet seksuale mund të shkaktojnë një orgazëm të vërtetë.

Teshtimat

Teshtimat kanë karakteristika të ngjashme me një orgazëm: Të dyja janë të lidhura me një akumulim të energjisë dhe më pas lëshim të saj. Është e ditur që pas një teshtime, ndihemi më të kënaqur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat