Keni gjakderdhje pas marrëdhënjeve: Ja kur është normale e kur jo

Life style

Keni gjakderdhje pas marrëdhënjeve: Ja kur është normale e kur jo

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 00:23
ilustrim

Mos u frikësoni nëse vëreni gjak pas marrëdhënjes. Kjo ndodh ndonjëherë. Para se të mendoni për skenarët më të këqinj të mundshëm, mos harroni se janë shumë arsye që kontribuojnë në gjakderdhje. Lexoni sa kur është normale gjakderdhja pas marrëdhënjeve - dhe kur jo.

Është e rëndësishme të dini se gjakderdhja pas marrëdhënjes seksuale, në kushte të caktuara, është normale por janë disa shkaqe për të cilat duhet të shqetësoheni. Para se të filoni panikun, bëni këto pyetje të mëposhtme vetes suaj, pas marrëdhënjes:

1. Sa vjeç jeni?

Nëse keni gjakderdhje pas marrëdhënjes, është e rëndësishme të dini se vitet mund të kontribuojnë. Tek gratë që kanë hyrë në menopauzë organi gjenital mund të jetë i thatë për shkak të ndryshimeve hormonale, veçanërisht për shkak të niveleve të reduktuara të estrogjenit, kështu që kjo mund të jetë një nga shkaqet e gjakderdhjes.

2. Kur i keni pasur menstrucionet herën e fundit?

Është normale që të rrjedhë gjak pas raportit seksual, nëse këto ditë prisni menstruacionet, ose nëse ju jeni afër fundit të periudhës. Edhe pse keni menduar se menstruacionet kanë përfunduar, trupi juaj nuk funksionon në këtë mënyrë. Ndonjëherë në mitër mbetet pak gjak pas ciklit dhe ai gjak shfaqet gjatë marrëdhënies.

3. A keni qenë nën stres të fortë kohët e fundit?

Stresi ka një ndikim të fortë në trupin tuaj. Për shkak të disekuilibrit hormonal, që ndodh për shkak të rritjes së glukozës dhe adrenalinës, gratë që janë nën stres mund të përjetojnë një rënie të estrogjenit dhe serotoninës, e cila ndikon në gjakderdhje vaginale.

Stresi i madh mund të jetë shkak i gjakderdhjes por edhe vonesa e ciklit menstrual. Ndonjëherë ky problem zgjidhet vetëvetiu, por ndonjëherë është e nevojshme që të punoni me veten tuaj dhe luftoni me stresin.

4. A keni një sëmundje seksualisht të transmetueshme?

Disa sëmundje seksualisht të transmetueshme mund të shkaktojnë gjakderdhje pas raportit seksual. Chlamydia, gonorrhea, virusi Human Papilloma, sëmundjet inflamatore të pelvikut, janë disa prej sëmundjeve që mund të shkaktojnë gjakderdhje pas raportit seksual. Megjithatë, të gjitha këto janë sinjale për alarm. Është shumë e rëndësishme për të vizituar gjinekologun në këtë rast.

5. A është dikush në familjen tuaj që ka vuajtur nga kanceri?

Gratë që kanë një histori familjare të sëmundjeve të kancerit të qafës së mitrës ose kancerit cervikal janë në rrezik në rritje për veten e tyre që të vuajnë nga këto sëmundje.

Lajm i mirë është se edhe pse gjakderdhja pas raportit seksual është një nga simptomat e kancerit të qafës së mitrës apo kancerit cervikal, nuk janë te vetmet simptoma, dhe për këtë arsye nuk duhet të jeni në panik. Nëse nuk e dini historinë mjekësore të familjes suaj, do të ishte mirë që të informoheni në lidhje me këtë.

Në fund të fundit është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj, për të gjetur shkakun e vërtetë të gjakderdhjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat