Plaku që gjatë jetës i ka ndërruar 2 mijë femra

Life style

Plaku që gjatë jetës i ka ndërruar 2 mijë femra

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 21:43
Chris Culleton 79-vjeç

Chris Culleton 79-vjeç pretendon se gjatë jetës së vet ka pasur marrëdhënie seksuale me 2.084 femra, kurse shumicën e tyre i kishte njoftuar derisa kishte punuar si promotor i muzikës në Cheshire të Anglisë.

Por ‘mbretërimit’ të tij i erdhi fundi, kur vendosi që këtë hobi ta zëvendësojë me peshkimin.

Ai pranon se aq shumë ka qenë i çmendur pas femrave, sa që për ato e kishte refuzuar një punë me rok bendin legjendar Rolling Stones.

Epitetin e Don Zhuani e ka fituar për faktin se shpesh kthehej vonë në shtëpi, pasi i përcillte vajzat deri në shtëpitë e tyre.

Ai mohon akuzat se për çdo femër me të cilën kishte pasur marrëdhënie seksuale u kishte treguar të tjerëve, por pranon se mbante një ditar të koduar ku gjithçka shkruante sa i përket jetës së tij private.

Megjithatë, jo me të gjitha femrat ka shpëtuar lehtë, pasi bashkëshorti i njërës nga ish-të dashurat e kishte ndjekur për ta rrahur, por një mik i tij e kishte qetësuar situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat