Shkenca thotë se në moshën 80 vjeçare bëhet seksi më i mirë

Life style

Shkenca thotë se në moshën 80 vjeçare bëhet seksi më i mirë

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 13:30
Ilustrim

Nëse mendoni se dhimbjet dhe mosha do ta ngadalësojnë jetën tuaj seksuale në pension, ka disa lajme më të mira.

Studimet tregojnë se dashuria dhe pasioni e kalojnë testin e kohës, për shkak se jeta seksuale e shumicës prej njerëzve përmirësohet në moshën e mesme.

Një raport nga Internationl Longevity Centre thotë se shumica e njerëzve mbeten ende aktivë në moshën 80 vjeçare dhe 90-të vjeçare.

Intervistat me më shumë se 7000 njerëz mbi të 50-tat, kanë deklaruar të jenë më të kënaqur me jetën seksuale në moshën 80 vjeçare se sa në mesomoshë.

Çiftet bëhen më të afërt me lidhje emocionale dhe kështu rriten bashkë edhe seksualisht.

Shkencëtarët e Universitetit të Manchesterit, thonë se kjo ndodh për shkak se lidhjet forcohen me moshë, që do të thotë se të çiftet e moshuara edhe e njohin njëri tjetrin më mirë, shkruan Daily Mail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat