Studimi shokues: Ky është shteti ku çiftet martohen por nuk bëjnë seks

Life style

Studimi shokues: Ky është shteti ku çiftet martohen por nuk bëjnë seks

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 19:27
ilustrim

Ndërkohë që e gjithë bota përgatitet të festojë ditën e Shën Valentinit, Japonia po përballet me një fenomen shqetësues për shoqërinë në përgjithësi: qytetarët e saj po i largohen shtratit gjithnjë e më shumë.

Sipas një vëzhgimi, të kryer nga planifikuesit e familjes në Japoni, rezultoi se pothuajse gjysma e çifteve të martuara, kishin më shumë se një muaj që nuk kryenin marrëdhënie seksuale dhe nuk presin që kjo situatë të ndryshojë.  Ky fenomen është quajtur nga studiuesit  “Sexless marriage”.

Nga 3 mijë qytetarë të anketuar për këtë vëzhgim, 47.2% e tyre pohuan se ishin në një martesë pa seks, përqindje e cila  vazhdon të rritet ndjeshëm.  Por cilat janë shkaqet që kanë sjellë këtë dukuri?

Ekspertë të kësaj fushe aludojnë se përveç një humbje të mundshme të libido-s, një faktor tjetër i cili ndikon tek kjo dukuri janë orët e gjata të kaluara në punë, dhe mungesa e kohës për intimitet. Ky përfundim mbështetet dhe nga studimi i kryer , pasi numri me i lartë i këtyre personave ishin në të 40-at e tyre, kohë në të cilën njeriu është në kulmin e tij profesional.

Të pyetur se cilat ishin shkaqet që i kishin çuar meshkujt drejt pasivitetit në çift, disa prej tyre  janë përgjigjur se vinin nga puna tepër të lodhur, të tjerë pohuan se bashkëshorten e shihnin thjesht si një njeri të afërt të familjes dhe jo si partnere fizike, sidomos pas lindjes së fëmijës.

Kjo dukuri sigurisht ka pasojat e veta sociale, numri i vajzave të virgjëra është rritur ndjeshëm në krahasim me dekadën e fundit ndërkohë që për meshkujt numri është i njëjtë me atë të viteve 1990.  Nëse ky trend vazhdon me këto ritme, pritet që popullsia e Japonisë të ulet në 86 milion banorë në 2060 nga 127 milion banorë aktualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat