Biondet, brunet apo flokëkuqet? Ja cilat bëjnë më shumë seks

Life style

Biondet, brunet apo flokëkuqet? Ja cilat bëjnë më shumë seks

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 14:19
Ilustrim

Klisheja e hershme se biondet bëjnë më tepër qejf është konfirmuar falë kopanisë së kondomëve dhe lubrifikantëve Skyn, e cila ka kryer një sondazh me 3000 femra aktive seksualisht, me një numër temash mbi seksin, për publikimin e saj të përvitshëm “Millennial Sex Survey”.

Zbulimi kryesor nga rezultatet sondazhit ishte se sa shumë ndikon ngjyra e flokëve në frekuencën e të bërit seks. Siç bëhet e qartë që nga titulli, 80 për qind e biondeve është seksualisht aktive të paktën një herë në javë. Pas tyre vijnë flokëzezat , me 75 për qind, flokëkafet me 73 për qind dhe flokëkuqet janë në fund, me 68 për qind që bëjnë seks të paktën një herë në javë.

Sondazhi zbuloi edhe se doggy style, misionari dhe cowgirl (femra sipër) janë pozicionet seksuale më të preferuara midis gjeneratës së mijëvjeçarit (brezi i njerëzve që kanë arritur moshën e rritur në fillim të mijëvjeçarit të ri). 

Nga ekzaminimet e mëtejshme, Skyn arriti në konkluzionin se femrat e lidhura në çift preferojnë më tepër pozicionin e misionarit, ndërsa ato single preferojnë cowgirl, 66 për qind pranojnë se kanë bërë seks me dikë që e kanë gjetur përmes një aplikacioni takimesh (dating app).

Po pse janë biondet ato që bëjnë më tepër seks, apo pse është ngjyra e verdhë e flokëve më e preferuara seksualisht? Një studim i mëparshëm, më 2015, thotë se biondet janë më tepër aventuriere seksualisht. Sipas kërkimit nga Match.com, femrat biondet kanë më tepër gjasa për një natë të vetme me një të saponjohur, me 58 për qind. Pas tyre vinin flokëkuqet, me 52, dhe flokëkafet me 48. Por nuk mbaron me kaq, sepse biondet rezultojnë të kenë pasur edhe numrin më të madh të partnerëve seksualë, me mesataren 10. Flokëkuqet kanë mesataren 9.4, flokëzezat 8.5 dhe flokëkafet 7.8.

Dhe nëse ndonjë brune e zemëruar hidhet në sulm duke kujtuar mitin e biondeve budallaqe, atëherë përplasuni në fytyrë këtë studim të Ohio State University, i cili ka zbuluar se biondet kanë një koeficent inteligjence 103.2, krahasuar me 102.7 për brunet e 100.5 për flokëzezat.

Si përfundim kemi mësuar se biondet bëjnë jo vetëm më tepër qejf, por edhe më tepër seks, ndërkohë që janë edhe vërtet të zgjuara. Nëse nuk jeni dakord, mund të bëni edhe ju sondazhin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat