Idetë antistres për çdo ditë

Life style

Idetë antistres për çdo ditë

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 11:59
Ilustrim

Stresi? E njohim që fëmijë dhe është e pamundur ti rezistosh. Sigurisht vështirësitë e jetës së përdtishme janë shumë dhe nuk mund të eleminohen, por duhet të mësohemi ti përballemi pa rënë në spiralen e stresit.

Vetë termi stres, në kuptimin e parë të tij do të thotë mënyra se si përshtatemi ndaj stimulimeve të jashtme. Por për të jetuar mirë nuk do të thotë që duhet të eleminosh çdo lloj stresi, por të dish se si t’i përballësh ato. Ja disa strategji:

Hiq dorë nga të bërit të gjitha
Multitasking, pra, të bërit të gjitha është një mit i rremë dhe tashëm i njohur dhe nga shkenca. Bëj një përzgjedhjeje të prioritetve të tua dhe fokusohu tek ato. Mësohu të jetosh pa qënë gjithmonë në vrap.

Zgjidhi miqtë me kujdes
Takohuni me njerëz pozitiv, që i përballojnë sfidat me buzëqeshje dhe shmang ata që i shohin gjërat gjithmonë të zeza.

Merr frymë
Duket si çmenduri në fakt, por nga ky rregull i thjeshtë varet mirëqënia juaj. Mësohu të marrësh frymë duke përdorur diafragmën. Në momentet e stresit gjatë ditës, për shembull në trafik merr frymë thellë, kjo është forma e parë e meditimit.

Bëni sport
Shko në palestër, apo pishinë, apo qoftë edhe një shëtitje në mbrëmje. Lëviz sa më shumë të jetë e mundur. Ose mund dhe ti dedikoheni një hobi tuajit, të mbillni bimë apo të gatuani. 

Zgjidh ushqimet dhe pijet antistres
Zbuloni aftësinë qetësuese të çajrave, në situata kur jeni shumë të stresuar. Përveç kamomilit dhe sanës, provoni murrizin, pasiflorën etj., që përveçse të rregullojnë gjumin, të ndihmojnë të luftosh urinë nervore. 

Mëso të thuash jo
Është e kotë të durosh gjithçka dhe me çdo kosto. Mos e fajëso veten nëse nuk arrin ti kënaqësh të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat