7 keqkuptimet e mëdha rreth orgazmës tek femrat

Life style

7 keqkuptimet e mëdha rreth orgazmës tek femrat

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 17:15
Ilustrim

Kur është puna tek meshkujt dhe orgazma e tyre nuk ka nevojë për shumë debat. Gjërat duken.

Por, tek femrat ka shumë mister, rrjedhimisht edhe shumë keqkuptime.

Prandaj, Cosmopolitan ka biseduar me seksologen, Carol Queen, për të bërë dallimin, një herë e mirë, në mes të asaj se çfarë njerëzit përgjithësisht mendojnë dhe çfarë realisht është e vërtetë rreth orgazmës tek femrat.

Miti vs. E vërteta

Miti: Femrat s’mund të përjetojnë orgazmë nga seksi anal.

E vërteta: Disa femra përjetojnë orgazëm edhe nga seksi anal. Penetrimi anal për disa femra nënkupton shumë kënaqësi. Megjithatë jo të gjitha femrat mund të përjetojnë orgazmë. Por, arsyeja kryesore përse femrat nuk janë shumë pro seksit anal është fakti se shumë pak meshkuj dinë si ta bëjnë.

Miti: Nëse nuk arrin të kesh orgazmë gjatë penetrimit, s’je normal.

E vërteta: Diku rreth 70 për qind e femrave nuk kanë orgazmë gjatë penetrimit. Edhe më shumë femra nuk mund të arrin orgazmë nëse penetrimi fillon pa paralojë.

Miti: Femrat s’i merr gjumi pas orgazmës.

E vërteta: Disa femra ( dhe meshkuj) ndjehen energjike pas orgazmës. Disa femrave (dhe meshkujve) iu vije gjumë pas orgazmës. Kjo është një nga arsyet përse shumë femra masturbojnë nëse duan të flenë e nuk kanë gjumë.

Miti: Femrat gjithmonë duan përqafim pas orgazmës.

E vërteta: Disa femra, sidomos para periudhës së menopauzës, pas orgazmës nxehen shumë dhe nuk duan të preken me një trup tjetër pas seksit për një kohë. Por, disa femra edhe duan përqafim. Varet nga personaliteti.

Miti: Femrat nuk mund të kenë orgazmë nga seksi i shpejtë.

E vërteta: Nuk është e vërtetë për të gjitha femrat. Nëse femra është shumë e ndezur dhe i pëlqen shumë seksualisht partneri i saj sigurisht se do të përjetojë orgazmë edhe nga seksi i shpejtë.

Miti: Asnjëherë femrat s’përjetojnë shumë orgazma brenda një akti.

E vërteta: Orgazmat e shumëfishta ndodhin, megjithatë jo tek të gjitha femrat. Rreth 15 për qind e femrave mund të kenë orgazma të shumëfishta brenda një akti seksual – gjithsesi varet shumë se sa i gjatë do të jetë akti.

Miti: Femrat s’mund të kenë orgazmë nga seksi “one-night stand”

E vërteta: Femrat që mund të kenë orgazmë me partnerin e tyre njëjtë mund të kenë edhe me një të huaj. Megjithatë ka disa femra që i nevojiten rrethana të caktuar për të përjetuar orgazmën në seks dhe disa nga këto rrethana e kushte sic është besimi i ndërsjellë, liria para partnerit e të tjera, prandaj nuk mund të kenë orgazmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat