Ja ku ta hidhni parfumin që të zgjasë sa më shumë

Life style

Ja ku ta hidhni parfumin që të zgjasë sa më shumë

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 15:35
Ilustrim

Vendet se ku duhet të hidhni parfumin, kanë shumë rendësi për ta mbajtur aromën sa më gjatë.
Përveç kyçeve të dorës, janë edhe disa pjesë të tjera të trupit, në të cilat po të hidhet, aroma do të zgjasë më shumë.

Në flokë – Kjo bëhet duke e spërkatur furçën me parfum, në mënyrë që të shpërndahet në tërë flokët.

Pas veshëve – Sikurse edhe kyçet, pjesa pas veshëve konsiderohet pjesë e duhur, pasi venat janë afër lëkurës dhe me këtë krijohet nxehtësia që e bën aromën më të fortë. Prandaj aplikimi i parfumit në atë pjesë sjell rezultate më të mira. 

Në pjesën e poshtme e shpinës – Ndoshta ju duket e çuditshme, mirëpo eksperti I parfumeve, Chandler Burr, insiston në këtë rregull. Aplikimi i parfumit në këtë pjesë e sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë.

Në brendësi të bërrylave – Që të zgjasni maksimalisht kohën e aromës përpara aplikimit bëni një piling duarve, e posaçërisht kyçeve. 

Në kërthizë – Kjo aplikohet duke i marrë disa pika me gisht dhe duke i vendosur në kërthizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat