Rrëfehet 23 vjeçarja: Bëra seks në grumbullin e qilimave me kolegun e martuar dhe u ndava nga i dashuri, por...

Life style

Rrëfehet 23 vjeçarja: Bëra seks në grumbullin e qilimave me kolegun e martuar dhe u ndava nga i dashuri, por...

Nga: BOTA SOT Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 10:41
Ilustrim

Një vajzë ka rrëfyer për The Sun tradhtinë që i ka bërë të dashurit, me kolegun e punës, në sallonin për shitjen e qilimave, përcjell Bota sot.

Rrëfimi i saj:

Kam pasur seks të mahnitshëm me kolegun e punës. U mendua të jetë për vetëm një herë por po dashurohem në të.

Ai thotë se edhe ai po dashurohet në mua por kam frikë se po luan lojëra.

Ne të dy punojmë në një depo qilimash.

Ne qëndruam më vonë një natë dhe filluam të flisnim për lidhjet tona.

Të dy pranuan se nuk bëjmë seks me partnerët.

Ai tha se do të na ndihmonte të dyve të bënim seks vetëm një herë, për argëtim.

Unë dhe i dashuri ka muaj që nuk kemi bërë seks dhe e shfrytëzova rastin.

Unë jam 23, i dashuri 25 vjet, ndërsa kolegu është 36.

Ne filluam të bënim seks në grumbullin e qilimave, ishte e egër dhe eksituese.

Pas kësaj ne u pajtuam që ta bëjmë rregullisht por nuk do t’i përfshijmë ndjenjat.

Ne zakonisht shkojmë në shtëpinë e tij për seks kur nuk është gruaja e tij dhe po sillemi si një çift i vërtetë.

Javë më vonë ne e kuptuam se ishim dashuruar dhe se duhet të ndaheshim nga partnerët tanë.

Ishte e vështirë ta bëja por pas një muaji i tregova të dashurit.

Prita që njëjtë të vepronte edhe i dashuri i ri por ai tha se unë po i bëja presion dhe se dëshironte ta përfundonim aferën.

I thash se nuk po i bëja presion dhe i dhashë kohë sa të donte por ai nuk deshi.

Ne e vazhduam në sekret aferën por unë i dhashë edhe një mundësi të dashurit.

Kjo bëri që ai të më donte më shumë.

Kjo ndodhi dy herë dhe me premtime të thyera.

E dua shumë atë por kam frikë se vetëm po luan me mua.

Sa herë që unë dua ta përfundoj me të, ai më thotë se më do dhe dëshiron të kemi fëmijë bashkë.

Dua që t’i lë këto gjëra dhe të jem me ish të dashurin, por nuk mund ta lë dashnorin e ri.

Përgjigja e psikologes:

Ti e di se nuk ka të ardhme me kolegun e punës.

Ai është i tmerrshëm dhe të bën vetëm dëm, pasi është egoist.

Bëj premtim vetes dhe ndaju nga ai.

Mos i shkruaj dhe mos e telefono, që ta dijë se e ke seriozisht. Dhe më pas mendo ngadalë nëse dëshiron t’i japësh një tjetër shans vetes me ish të dashurin./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat