Dhurata perfekte që femrat duan për Shën Valentin

Life style

Dhurata perfekte që femrat duan për Shën Valentin

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 07:28
Ilustrim

E keni parasysh atë thënien e vjetër që dashuria kalon nga stomaku? Rezulton se është më e vërtetë nga çfarë mund ta kishit marrë me mend. Studimi nga Home Chef, një shërbim që të sjell ushqimin në shtëpi, tregon se femrat janë më të interesuara në ushqimin e mirë se sa në romancë.

Diçka që vlen për t’u pasur parasysh në ditën e Shën Valentinit, që të tregoni më shumë kujdës në përzgjedhjen e restorantit se sa në atë të dhuratës. Studimi i Home Chef tregon se plot 75% e femrave preferojnë një vakt të mirë përpara seksit në ditën e të dashuruarve.

Jo vetëm kaq pasi anketa të cilës i janë nënshtruar 1000 njerëz zbuloi se 44% e femrave do të preferonin të frekuentoheshin me një kuzhinier të mirë se sa me një person me trup tërheqës. Pa përmendur faktin se shumica dërrmuese prej 90% e femrave e konsideronin aftësinë për të gatuar si seksi. Kështu që djema, përvishini mirë mëngët dhe merrni kapelen e kuzhinierit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat