Gruaja që nuk mund të bëjë seks me të shoqin, rrezikon të vdesë

Life style

Gruaja që nuk mund të bëjë seks me të shoqin, rrezikon të vdesë

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 19:49
Katy VanNostrand dhe i shoqi

Një formë e rrallë alergjie ka kapur një grua 34-vjeçare në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila nuk mund të bëjë seks me të shoqin pasi rrezikon jetën.

Katy VanNostrand, për gjashtë vite me radhë ka përfunduar në mënyrë të përsëritur në shok anafilaktik, pasi kryente raporte seksuale me të shoqin, para se mjekët t’i jepnin një përgjigje.

Siç raporton “Mirror”, Katy, u diagnostikua nga sëmundja e pazakontë, e shkaktuar nga stërvitjet, ku pasi çdo sforcimi, shkonte në krizë dhe kjo gjë u shpeshtua pas martesës.

Diagnoza e mjekëve, e ka ndryshuar plotësisht jetën e saj dhe puna e saj si infermiere është vështirësuar, pasi nuk mund të vrapojë nëpër spitale.

Katy kishte reagime ekstreme pas çdo sforcimi fizik dhe fytyra i ënjtej me shpejtësi. Kur konstatoi pasojat e përsëritura, kërkoi për zgjidhje, por u desh një kohë e gjatë për të kuptuar nga se ishte prekur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat