Mos përdorni dërrasë plastike për prerje, është e rrezikshme

Life style

Mos përdorni dërrasë plastike për prerje, është e rrezikshme

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 18:41
Ilustrim

Mendoni se dërrasa juaj për prerje nga plastika është më e shëndetshme se ajo e drurit?

Epo e keni gabim.

Dërrasat e plastikës që shfrytëzohen për prerje, mund të grumbullojnë më shumë baktere se sa ato të drurit, shkruan Daily Mail.

Dhe kur e kuptoni se sa e tmerrshme mund të jetë një dërrasë prerjeje nga plastika, nuk do të doni kurrë më ta përdorni një të tillë.

Edhe pse mund të keni menduar se dërrasa nga plastika është më higjienike për shkak se pastrohet më lehtë, në fakt studime të shumta tregojnë se ajo mbledhë shumë më shumë baktere të rrezikshme.

Në një studim të Universitetit të Wisconsin është zbuluar se në këto mjete mund të gjendet bateria me emrin salmonella e cila në dru nuk mbijeton dot dhe njerëzit mund të sëmuren më shumë nëse përdorin këtë lloj mjeti për prerje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat