Mos ndërroni punën nëse doni karrierë

Life style

Mos ndërroni punën nëse doni karrierë

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 11:37
Ilustrim

“Diçka normale” për brezin e Millennials, për të pasur 4 punë të ndryshme para se të arrijnë moshën 32 vjeç, sipas CNN. Kjo ësytë dyfishi i ndryshimeve të punës së brezit të mëparshëm.

Faktorët e motivimit që çojnë zakonisht në ndryshimin e punëve janë mundësia për tu rritur profesionalisht, për të provuar gjëra të reja, për t’iu bashkuar skuadrave të reja dhe për të jetuar në vende të reja. 

Megjithatë ekspertët thonë se për të bërë karrierë nuk duhet të lëvizni nga një vend pune në tjetrin. Sekreti është të jeni në një kompani që i jep mundësi punonjësve të saj të lëvizin brenda segmenteve të biznesit, teksa mbajën sytë në ndërtimin e karrierës së tyre. 

CNN na sugjeron se çfarë duhet patur paraysh kur kërkojmë të ndërrojmë punën.

Bëjeni prioritet lëvizjen globale 
Nëse jeni 100% të sigurtë se doni të ndryshoni, aplikoni për punë në organizata ndërkombëtare dhe sigurohuni që japin mundësi për të provuar punë të ndryshme, apo kompani që kanë programe rotative. 

Kuptoni vlerat e kompanisë dhe përvetësojini ato
Kur kërkoni punë, përpiquni të kuptoni se cila kompani vlerëson inovacionin dhe sipërmarrjen, dhe tju bëjë të ndiheni krenarë që punoni në këtë kompani. Është më e lehtë për të punuar më gjatë në një kompani ku ju besoni vërtetë.

Bejni punën tuaj pjesë të jetës
Është i rëndësishëm balancimi mes punës dhe jetës suaj., por mund të merrni dhe avantazhet që puna ndikon pozitivisht në jetën tuaj personale. Sigurohuni që mjedisi i punës dhe kolegët të ndjehen mirë me ju. 

Dhe një këshillë për punëdhënësit nga Debbie Litow, menaxhere në Mars Chocolate North America: Mos iu kundërvini menjëherë “millenial”-ëve që merrni në punë. Ofrojuni mundësi atyre të rriten dhe të zhvillojnë karrierën brenda kompanisë tuaj. Ata punojnë më fort dhe qëndorjnë më gjatë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat