Gratë e bëjnë këtë me dashnorët, jo me burrat

Life style

Gratë e bëjnë këtë me dashnorët, jo me burrat

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 23:57
ilustrim

Raportet jashtëmartesore stimulojnë fantazinë seksuale dhe largojnë shumë nga pengesat që ekzistojnë mes burrit dhe gruas.

Në këtë përfundim ka arritur Gleeden.com, një portal i njohur sa o përket takimeve online të personave të martuar. Ai ka rreth 2.5 milionë anëtarë.

Sipas të dhënave të nxjerra nga një kërkim i këtij portali, që përfshiu mbi 10 mijë gra nga Evropa, rezultoi se jeta seksuale mes të dashurve është më e mirë sesa ajo mes bashkëshortëve.

8 në 10 gra pohuan se në raportet jashtëmartesore kanë provuar emocione dhe eksperience të paprovuara më parë me bashkëshortët e tyre.

Lojërat seksuale mes të dashurve e bëjnë marrëdhënien më “të çmendur”. Prangat janë shndërruar në mjete tradicionale dhe vendin e parë e zënë “lodrat e seksit”, që pëdoren nga 90 % e grave me të dashurit dhe vetëm nga 30% me bashkëshortët e tyre. 87 % e grave pohojnë se u pëlqen të zgjedhin vende “të pazakonshme" për të bërë seks me të dashurit.

Një grua e martuar, shpjegon Gleeden, shpesh nuk guxon të propozojë pozicione të reja, praktika të reja apo situata më origjinale, pasi ka frikë se paragjykohet nga burri. Shpesh pret që të jetë burri ai që ndërmerr iniciativën. Problemi qëndron tek fakti se burri, shpesh, kënaqet me një marrëdhënie seksuale më konvencionale e rutinore. Gruaja ka më tepër fantazi, por për ta çliruar atë ka nevojë për një lidhje jo zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat