Fakte interesante rreth trupit të njeriut, të cilat nuk i keni lexuar më parë

Life style

Fakte interesante rreth trupit të njeriut, të cilat nuk i keni lexuar më parë

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 13:21
Ilustrim

Shpeshherë kemi tendenca të mendojmë se e njohim trupin tonë shumë mirë. E dimë si funksionon dhe çfarë lloj ndryshimesh e procesesh ndodhin gjatë çdo sekonde të ditës.

Por në fakt, trupi i njeriut është ndër mekanizmat më kompleks dhe më të mistershëm – të paktën kështu thonë doktorët dhe shkencëtarët.

Sidoqoftë, më poshtë ju sjell disa fakte interesante rreth trupit të njeriut, të cilat me të vërtetë do t’ju impresionojnë.

– Gjurmët e gjuhës janë absolutisht unike; mbajeni mend këtë herën tjetër kur ia tregoni dikujt gjuhën.

– Një qime e vetme e flokut mund të mbajë peshën e një molle të varur. Sidoqoftë, shkencëtarët nuk tregojnë se çfarë dimensione duhet të ketë molla.

– Numri i baktereve që gjenden në gojën e një personi është i barabartë me numrin e njerëzve që jetojnë në Tokë, ose edhe më shumë.

– Shpejtësia e një impulsi të trurit është rreth 400 km/h.

– Nuk ekzistojnë vetëm katër lloje të ndryshme të gjakut siç kemi menduar, por faktikisht ekzistojnë 29. Grupi më i rrallë i gjakut i përket një grupi të vogël të familjeve në Japoni.

– Gjatë një dite, gjaku jonë qarkullon një distancë prej 19,312 kilometrave.

– Gjatësia e tërë nervave të trupit njerëzor është 75 kilometra.

– Njeriu merr frymë rreth 20,000 herë në ditë.

– Syri i njeriut mund të dallojë mbi 10 milionë ngjyra të ndryshme. Por, truri nuk mund t’i mbajë në mend të gjitha.

– Veshët vazhdojnë rriten përgjatë tërë jetës me një shpejtësi thuajse të pabesueshme: një çerek milimetri në vit.

– Zemra rrah 35 milionë herë në vit. Po pra, 35 milionë herë. Në vit!

– Çdo ditë trupi i njeriut i humb përafërsisht një milionë qeliza të lëkurës.

– Një metër katror e lëkurës përmban rreth njëqind sensorë të dhimbjes.

– Një person mesatarisht konsumon rreth 35 tonë ushqim gjatë jetës së vet.

– Njeriu shpenzon rreth pesë vite të jetës vet vetëm duke i kapsitur qepallat. Fatmirësisht kjo nuk na privon të bëjmë edhe gjëra tjera njëkohësisht.

– Shpejtësia e një teshtime është 160 km/h.

– Buzëqeshja i aktivizon 17 muskuj të fytyrës, përderisa qarja i aktivizon 43. Prandaj, buzëqeshni më shumë! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat