A mund të biesh në dashuri njëkohësisht me dy persona?

Life style

A mund të biesh në dashuri njëkohësisht me dy persona?

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 07:25
Ilustrim

“Polyamory” është ndjesia e  të qenit i dashuruar me më shumë se një person në të njëjtën kohë. Ndodh që shpeshherë të dëgjojmë persona të ndryshëm që shprehen se janë duke përjetuar një situatë të tillë. Por a mund të ndodhë kjo?

Mischa Lin është pjesë e një komuniteti të quajtur “Open Love NY polyamorous” dhe ka shpjeguar eksperiencën e saj. Ajo ka qenë në një lidhje me një burrë të martuar. Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk funksionoi gjatë, kjo bëri që ajo të kuptonte qartë kufijtë e marrëdhënieve të tilla.

“Ideja e “polyamory” na jep një zgjidhje për të mos përdorur termin tradhti. Nëse je në një lidhje monogame apo ku dashuron vetëm një person nuk të duhet të aktrosh apo të shtiresh mbi dashurinë. Nëse një ditë të ndodh të përballesh me një tjetër person që të ngjall ndjesi të tilla, atëherë je në dilemë. Ti zgjedh t’i mbyllësh dyert tradhtisë. Dashuria për dy persona ekziston dhe për komunitetin tonë nuk do të thotë tradhti”,- është shprehur Mischa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat