Histori +16/Ja çfarë bënte gruaja ime kur unë nuk isha në shtëpi!

Life style

Histori +16/Ja çfarë bënte gruaja ime kur unë nuk isha në shtëpi!

Më: 30 janar 2017 Në ora: 12:45
Ilustrim

Më 24 dhjetor të vitit të kaluar u njoha me një vajzë dhe më pas, u lidhëm. Në fillim mendoja se ishte vajzë e mirë, se nuk ngjante me shumicën e vajzave të sotme. Dilnim çdo ditë. Unë mendoja se e njihja sa duhet, shkonim shumë mirë dhe dukej se gjithçka ishte në rregull. Punoja në një pab me muzikë live, në Tiranë dhe e ftova B.-në të punonte me mua. Pas një jave e gjysëm vura re se diçka ndryshoi. Ajo sillej në një mënyrë të çuditshme, madje kishte ditë kur nuk vinte fare në punë. E pyeta se ç’po ndodhte dhe ajo më tha se shkonte në spital sepse mamaja e saj ishte e sëmurë me kancer. Më erdhi shumë keq.

Pas një jave, B.-ja më tha se nuk vinte në punë sepse i kishte ardhur kushëriri i saj dhe nuk e lejonte të vinte në punë. Kjo gjë nuk më pëlqente aspak dhe i kërkova të bisedoja vetë me kushëririn, por ajo shmangej. Fillova të dyshoja. I ofrova B.-së ndihmën time, por ajo më thonte se nuk mund ta ndihmoja sepse, sipas saj, nuk i kuptoja problemet që kishte ajo. Atëhere, vendosa ta zbuloja vetë se ç’po ndodhte me të, pasi doja ta ndihmoja. Zbulova se ajo vajzë kishte qenë e fejuar për katër vjet me radhë me një djalë nga qyteti i saj (sepse ajo nuk është nga Tirana) dhe më pas, mora vesh të vërtetën e dhimbshme; kishte abortuar një fëmijë. Ndihesha i zhgënjyer dhe mezi prisja t’ia përplasja të vërtetën në fytyrë, por më parë duhet ta zbuloja këtë të vërtetë. Kaloi një muaj dhe gjërat po bëheshin edhe më të dyshimta. Mora vesh që ish-i fejuari i saj, E., kishte ardhur në Tiranë dhe jetonte pranë shtëpisë së saj. Ai merrej me punë të pista, ishte martuar me shoqen e ngushtë të B.-së, madje kishin edhe fëmijë. Zbulova se B. dhe E. e vazhdonin ende lidhjen e tyre, megjithëse B. ishte e lidhur me mua. Sipas saj, vazhdonte të ndjente për E.-në, që për të ishte kthyer në një fiksim. Një ditë, pasi kishim kryer marrëdhënie bashkë, shkuam në pab. Ndërkohë që unë kërceja, B. rrinte ulur dhe dukej që ishte shumë keq. E vura re dhe i shkova pranë, por pashë që ishte zverdhur. E pyeta çfarë kishte dhe më tha se nuk kishte asgjë, vetëm se ishte pak e lodhur dhe se donte të flinte. Nuk e besova.. Dyshoja se kishte diçka tjetër.

Po vinte Shën Valentini. B.-ja më tha se do të shkonte në qytetin e saj bashkë me kushëririn dhe se Shën Valentinin nuk mund ta kalonte dot me mua sepse, sipas saj, kushëriri ishte shumë fanatik. Ndërkohë që unë flisja me B.-në në telefon dhe ajo po më thonte se ishte në qytetin e saj e se kishte dalë me shoqet, një shoku im më tha se e kishte parë në Tiranë. Mësova edhe diçka tjetër, akoma më të dhimbshme… Nga lidhja e fshehtë me E.-në, ajo kishte mbetur shtatzënë dhe kishte vrarë për herë të dytë një krijesë të pafajshme. Ky ishte shkaku i gënjeshtrave të saj. Mamaja e saj nuk ishte aq e sëmurë sa thoshte ajo. Gjithashtu, kushëririn nuk e kishte në shtëpi, pasi ai jetonte në Itali. Ndërkohë që ishte shtatzënë, ajo edhe drogohej, sepse mendonte se duke u droguar, mund të largonte stresin. Mbeta i shokuar nga e gjitha kjo dhe vendosa të flisja ballë për ballë me të sepse nuk mund të mbaja më asgjë brenda meje. Doja t’i thoja se sa e urreja për atë gjest makabër që kishte bërë. I kërkova të takoheshim dhe në fillim u solla sikur nuk dija asgjë. Kryem marrëdhënie dhe unë e regjistrova në videon e celularit. Pas kësaj, iu afrova dhe i thashë se tashmë dija gjithçka. Ajo u përpoq të ma mohonte, por në fund e pranoi se gjithë çfarë i kisha thënë ishin të vërteta. I bërtita me aq fuqi sa kisha duke e ofenduar dhe duke e poshtëruar, gjë që nuk e kisha bërë kurrë më parë me një femër.

Edhe unë kam familje, ndaj ndjeva mëshirë për të dhe i ofrova sërish ndihmën time, por nuk e shihja më si të dashurën time. E konsideroja thjesht si një njeri që ka nevojë për ndihmë. Atë ditë u ndamë në orën 10 të mbrëmjes. Mendova se pas asaj që ndodhi ajo ishte penduar dhe se e vriste ndërgjegjja për atë që kishte bërë, por gabohesha!

Atë natë, një orë pasi ishte ndarë me mua, ajo kishte dalë me E.-në. Këtë e mora vesh nga shoqja e saj që e kishte takuar atë natë. Nuk mund ta përshkruaj se si ndihesha kur e mora vesh. Më dukej sikur unë në këtë histori luaja rolin e “bamirësit”. I kërkova të takoheshim të nesërmen, por ajo nuk pranoi të dilnim. Isha shumë i mërzitur sepse po më merrte për budalla. Vendosa t’i bëja shantazh. I thashë se e kisha regjistruar me videon e celularit kur kryenim marrëdhënie dhe nëse nuk takoheshim, do t’ua shpërndaja të gjithëve. Ajo erdhi. I thashë që ta fshinte videon me dorën e saj dhe ajo e bëri, por unë kisha rezervuar një surprizë për të; kisha një tjetër video të sajën, që e kisha ruajtur për raste të veçanta. Ajo më telefonoi një ditë me numër anonim dhe filloi të më ofendonte dhe të më thonte gjëra që nuk kishin fare kuptim për mua sepse tashmë kishte marrë fund gjithçka. E kisha mbajtur pranë B.-në dhe nuk mund ta lejoja që ajo të ma shpërblente në këtë mënyrë. Vendosa që videon që kisha ruajtur t’ua shpërndaja të gjithëve, por nuk ma lejonte ndërgjegjja. Gjithsesi, them se gjithçka në këtë jetë lahet. Falë Zotit, nuk kisha rënë në dashuri me atë vajzë sepse kushedi si do të shkonin gjërat, por për një gjë jam i sigurtë: Kurrë nuk do të mund t’i besoj as edhe një femre, qoftë ajo femra më e mirë që mund të ekzistojë. Mesazh për të gjithë: Besoni në jetë, besoni në gjithçka, por te femrat jo, sepse janë të pabesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat