Sa shpesh duhet t’i presësh flokët? Përgjigjen specialistët

Life style

Sa shpesh duhet t’i presësh flokët? Përgjigjen specialistët

Më: 25 janar 2017 Në ora: 12:09
Ilustrim

Nëse pyet një femër sa shpesh i pret flokët, me siguri do të marrësh një milion përgjigje të ndryshme. Nëse standardi është çdo gjashtë deri në tetë javë, në të vërtetë edhe ky moment varet nga cilësia dhe gjatësia e flokëve.

Kështu, ajo që duam të dimë, një herë e mirë, është si mund ta kuptojmë kur është koha e duhur për të prerë flokët?

Siç u tha edhe më lart, për këtë nuk ka një përgjigje të prerë. Megjithatë, sipas stilistit të flokëve, Paul Norton, i cili ka punuar me shumë personazhe të njohur, dy janë pyetjet që duhet t’ia bësh vetes për të mësuar kur është koha e duhur për të prerë flokët.

Norton, që ka punuar me personazhe si Gina Rodriguez dhe Dianna Agron, tregon për Byrdie: "Dy faktorët kyçë që pyesim për të kuptuar kohën ideale janë bazikë:

1) I krijon të gjitha stilet që do me këtë gjatësi?

2) A janë të dëmtuara majat e flokëve?

Ai rekomandon që këto dy pyetje t’ia bësh vetes çdo 3, 8 ose 12 javë, varet se si ndihesh… Dhe, nëse përgjigjja është “po” për secilën prej tyre, atëherë është koha për të lënë takim te parukieri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat