Bisedoni vetëm me partnerin

Life style

Bisedoni vetëm me partnerin

Më: 23 janar 2017 Në ora: 21:15
Ilustrim

Kur kalojnë nëpër faza të vështira në lidhje, femrat janë të prira që t’u besojnë mikeve. Mirëpo, gabojnë.

Sepse, nëse veprojnë kështu, shtojnë shanset që të ndahen nga partneri, tregon një hulumtim i Universitetit të Karolinës Lindore.

Siç vërejnë shkencëtarët, kërkimi i përkrahjes nga miqtë thellon problemet dhe shton destablitetin e lidhjes.

Studimi ka zgjatur dy vjet, ndërkaq femrat e moshës 20 vjeçe, kanë biseduar për lidhjet e tyre, problemet dhe nga kush kërkojnë përkrahje kur ashpërsohen shanset për ndarje për 33 për qind.

Biseda me partnerin, nga ana tjetër, dyfishon shanset që çifti të mbetet i bashkuar.

Arsyeja është, sipas hulumtimeve, xhelozia dhe identifikimi i problemeve të tjera me problemet e tyre.

Kështu, nëse problemin e bisedojmë me miken, e cila edhe vetë ka probleme me partnerin e vet, do të jetë e prirë të marrë qëndrim negativ ndaj partnerit tonë.

Dhe prandaj, ekspertët këshillojnë që problemet eventuale më parë t’i zgjidhim me partnerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat