Këto gjëra mos i bëni pas seksit

Life style

Këto gjëra mos i bëni pas seksit

Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:27
Ilustrim

Momentin kur që të dy e përfundoni me seksin, partneri ose ju filloni të lexoni diçka ose bini në një gjumë të thellë.

Ky është vetëm njëri nga gabimet që çiftet e bëjnë pak pasi sesioni intim me partnerin e tyre ka mbaruar.

Kështu, herën tjetër kur bëni seks, sigurohuni që të mos bëni diçka tjetër menjëherë pasi të përfundojë akti. Lejoni që humori i mirë të zgjasë kënaqësinë tuaj...

Të flini menjëherë: Shumica e çifteve përballen me këtë problem kur njëri prej partnerëve bie në gjumë menjëherë pas seksit. Të flini menjëherë pas seksit e bëni të pamundur kënaqjen nën humorin e mirë që e keni.

Të bëni dush vetëm: Të kënaqesh me një dush të nxehtë me partnerin është gjëja më e mirë, por jo vetëm. Shumë çifte pasi të bëjnë seks bëjnë dush ndaras, duke harruar se humori i mirë në të cilin ndodhen pas seksit mund të ndikojë që në dush të arrihet kënaqësia maksimale.

T’i merrni fëmijët në shtrat: Të lejoni të tjerët që ta pengojnë privatësinë tuaj seksuale nuk është gjë e mirë dhe as fëmijët nuk përjashtohen. Shumë nëna kanë tendencë t’i sjellin fëmijët për të fjetur së bashku dhe nëse kjo ndodh pas seksit, mund të bëhet edhe më keq. Kjo mund ta mërzisë partnerin tjetër, i cili ndoshta nuk e ka planifikuar këtë.

Të hani diçka: Të hani bashkë me partnerin diçka mund të jetë mahnitëse para seksit. Por, të shkosh në kuzhinë menjëherë pas seksit dhe të kërkosh diçka për të ngrënë nuk është mirë. Kjo e shkatërron pasonin dhe mund ta bëjë partnerin të ndjehet sikur nuk jeni kënaqur në seks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat