Shtatë gjëra që nuk duhet t’i bëni në punë

Life style

Shtatë gjëra që nuk duhet t’i bëni në punë

Më: 11 janar 2017 Në ora: 14:08
Ilustrim

Të gjithë bëjnë gabime, sidomos në punë. Por pa prezumimin e të qënit perfekt ka gabime të evitueshme në pjesën më të madhe të rasteve.

Të gjithëve na ka ndodhur të gjendemi në një situatë të sikletshme me shefin apo kolegët dhe të mos dimë si të dalim. Nëse nuk mund t’i shmangni vërtetë, të paktën mësoni të menaxhoni rrezikun, apo të ngriheni sërish pas ngjarjeve të tilla.

Ja kush janë shtatë ngjarjet më të këqija që mund tju ndodhin në punë, me disa këshilla se si të silleni dhe ti rregulloni.

Të qash në zyrë
Të gjithëve na ndodh të kalojmë një ditë të vështirë, apo një situatë nën presion. Është normale që nuk arrin të mbash tensionin. Por e rëndësishme është të mbani sjelljen. Në vend që të shpërtheni në lot përpara të gjithëve, duhe të çoheni të merrni frymë thellë dhe të qetësoheni.

Të lejosh vëmendje të tepërt
Marrëdhëniet në punë kanë edhe sekretin dhe rregullat e tyre, por nëse me ju flirton një person që nuk e honepsi dot, më mirë të jeni të qartë menjëherë për (jo) qëllimet tuaja.

Të hysh në Facebook
Të gjithë e përdorim mes dokumenteve të punës të hapura në Word apo Explorer. Por megjithatë ka zyra që e konsiderojnë tabu rrjetin social, sidomos në ambientet më formale, kështu që lidhuni me rrjetin social në telefonin tuaj.

Ta teproni me pijen në drekat e punës
Nëse ju ndodh është mirë që të nesërmen bashkë me ndjesinë e fajit dhe dhimbjen e kokës të sqaroheni duke i kërkuar falje shefit dhe kolegëve tuaj. Për të ardhmen, vendosni kufij. Vetëm disa gota mjaftojnë për tu zbavitur pa e ekzagjeruar.

Të jepni kofidenca
Në vendin e punës mund të lindin dhe miqësi të bukura, por fakti që ndani të njëjtën hapësirë nuk i jep askujt të drejtën të japë kofidenca. Më mirë të vendosni disa kufij rreth disa argumenteve për të diskutuar, shmangni politikën, fenë, detajet e jetës private, duke ndryshuar argument kur kalohen caqet.

Gabimi me një email të dërguar
Ndodh shpesh që për shkak të ngarkesës së postës elektronike, me të cilën punoni gjithë ditën, të ngatërroni adresën e dërguesit, apo të dërgoni një email bosh pa materialin përkatës. Në raste të tilla mjafton të dërgoni menjëherë një tjetër email ku i shkruani në subjekt të injorojë emailin e mëparshëm, në mënyrë që kolegët dhe shefat të mos humbasin kohë duke hapur emailin e gabuar. Në përgjithësi, është mirë që të rilexoni gjithçka që do dërgoni para se ta nisni atë.

T’ju zënë mat teksa kërkoni një punë tjetër
Ndodh që ndonjëherë nuk jemi të kënaqur me punën që bëjmë. Të gjithë kërkojmë diçka tjetër, por të lundrosh në LinkedIn apo faqe të tjera për të gjetur pozicione të reja në vendin e punës nuk është gjë e mirë. Më mirë të bëni këtë gjë gjatë kohës së lirë, në shtëpi. Nëse ju kanë kapur, më mnirë të flisni qartë dhe të shpjegoni situatën që nuk ju pëlqen. Dhe meqë dëmi u bë, përfitoni nga rasti të kërkoni një rritje rroge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat