Histori shqiptare: Sherri nuse-vjehërr, e moshuara i prish muret dhe i thyen mobiljet

Life style

Histori shqiptare: Sherri nuse-vjehërr, e moshuara i prish muret dhe i thyen mobiljet

Më: 11 janar 2017 Në ora: 12:38
Ilustrim

Na ka ndodhur shpesh të dëgjojmë histori të ndryshme për marrëdhëniet nuse-vjehërr, të cilat degjenerojnë në sharje e ofendime, dhunë fizike dhe dy personazhet kthehen në armike të betuara të njëra-tjetrës…dhe arsyet janë nga më banalet.

E së fundmi në studion e emisionit “Me zemër të hapur” ka qenë një 40-vjeçare, nënë e tre fëmijëve që bën një jetë të vështirë për shkak se i mungon dashuria, respekti i vjehrrës së saj.

Ishte 20 vjeç kur Festimja hyri nuse në familjen Hysa dhe vjehrra e saj nuk e ka dashur që ditën e parë, ajo asnjëherë nuk e ka konsideruar si nusen e djalit…apo si nënë e dy mbesave dhe nipit të saj.

Edmiri dhe Festimja kanë 20 vite martesë dhe kanë tre fëmijë dhe jeta e tyre ka qenë e mbushur me konflikte, dhunë psikologjike dhe mbi të gjitha ata jetojnë mes varfërisë dhe skamjes.

40-vjeçarja është e vetmja në këtë familje që sjell të ardhura. Ajo punon si sanitare në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë dhe mundohet të sigurojë të ardhurat në familjen e saj. 5 anëtarët e kësaj familje jetojnë në një barakë të vogël, një dhomë që vjehrra ia ka dhënë djalit. Por ajo që e shqetëson më shumë Festime Hysën nuk është varfëria por mungesa e qetësisë shpirtërore.

Pasi konfliktet e vazhdueshme me vjehrrën arrijnë deri në atë pikë sa kjo e fundit i prish muret e shtëpisë dhe i thyen ato pak mobile, kur nusja shkon në punë. Këtë marrëdhënie ajo nuk e ka me nusen e vogël, madje me këtë të fundit shkon shumë mirë.

Nga transmetim live, nëna e tre fëmijëve i kërkon live vjehrrës së saj të bëjnë paqe mes njëra-tjetrën, të harrojnë të shkuarën dhe të nisin një marrëdhënie të re për hir të djalit të saj Edmirit dhe tre fëmijëve.

Nusja është e gatshme, por a do të pranojë vjehrra të bëjë paqe me nusen e djalit të saj?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat