I propozon martesë të dashurës para mijëra personave, por ja çfarë i ndodh të gjorës

Life style

I propozon martesë të dashurës para mijëra personave, por ja çfarë i ndodh të gjorës

Më: 2 janar 2017 Në ora: 23:33
Femra u rrëzua keq në skenë, në momentin që i dashuri i saj u gjunjëzua për t’i propozuar martesë

Një femër u rrëzua keq në skenë, në momentin që i dashuri i saj u gjunjëzua për t’i propozuar martesë në prezencë të mijëra njerëzve në një festival të muzikës.

E veshur me rroba provokative, Endyugi Soedarsono, është ftuar të ngjitet në skenë nga i dashuri i saj Jeff Jackson, i cili mezi kishte arritur DJ të ndalë muzikën për disa minuta që t’i propozoj martesë partneres së vet.

Por para se të shijonte momentin romantik, e gjora Enyugi duket se kishte harruar ku kishte shkelur dhe për një moment rrëzohet nga skena.

E gjithë kjo ngjarje e pazakontë është filmuar nga kamera e Colton Carlyle gjatë festivalit të muzikës në Teksas.

“Isha duke filmuar atmosferën në festival për një media sociale, kur papritmas hasa në këtë moment të pakëndshëm”, ka deklaruar ai.

Por për fat të mirë vajza nuk ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja se i ka thënë po propozimit të dashurit të saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat