5 mënyra që ai të mos humbasë interesimin ndaj jush

Life style

5 mënyra që ai të mos humbasë interesimin ndaj jush

Më: 2 janar 2017 Në ora: 15:51
Ilustrim

1.Kujdesuni për pamjen tuaj

Nuk duhet të aplikoni makijazh çdo mëngjes dhe të nxirrni nga dollapi të gjitha rrobat që keni. Megjithatë, ju duhet që herë pas here të visheni këndshëm për të. Blini të brendshme ose një fustan të zi që atij t’i mbeten sytë aty. Nëse jeni me mashkullin e duhur, ai do të bëjë të njëjtën gje duke blerë për vete atë që ju dëshironi.

2.Mbani grupin tuaj të miqve

Mos e lejoni që partneri të jetë e gjithë jeta juaj. Nëse ai e sheh që ju keni mjaft miq, që duan të kalojnë kohë me ju, ai do të kuptojë se sa me fat është që ju ka dhe nuk do të humbasë interesin. Ja pse është e rëndësishme të organizoni kohën tuaj sepse është mirë të keni një jetë sociale që nuk përfshin partnerin tuaj.

3.Vazhdoni takimet

Nëse silleni si një çift i vjetër i mërzitshëm, atëherë do të filloni të ndjeni të njëjtën gjë. Ja pse duhet të vazhdoni të organizoheni takime mes jush, do t’ju japë mundësinë të visheni bukur, të shfaqeni bashkë në publik dhe të flirtoni gjatë bisedave. Nëse dëshironi që marrëdhënia juaj të vazhdojë të jetë interesante, ju duhet të veproni si të ishin ende në muajt e mjaltit.

4.Jepni atë që dëshiron

Ju nuk jeni skllavja e tij, por megjithatë ai nuk do të humbasë interesin ndaj jush nëse e surprizoni gjithmonë duke bërë diçka speciale. Nëse e dini që i adhuron ëmbëlsirat, merrni një të tillë para se të shkoni në shtëpi. Nëse e dini se ai urrej t’i hedhë plehërat, bëjeni ju për të nëse ka pasur një ditë të keqe.

5.Asnjëherë mos humbisni interesin ndaj tij

Nëse nuk doni që ai të humb interesin ndaj jush, atëherë mos e humbisni as ju ndaj tij. Nëse jeni të dy të lumtur duke qenë të përfshirë në jetën e njëri –tjetrit, atëherë nuk ka asnjë problem. Do të jeni gjithmonë të lumtur kur të kaloni kohën bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat