Si të bëni të padukshme qimet e sqetullave me 3 lëvizje të thjeshta

Life style

Si të bëni të padukshme qimet e sqetullave me 3 lëvizje të thjeshta

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 21:15
Ilustrim

Nëse nuk ke kohë apo dëshirë për t’u depiluar, ja zgjidhja për të “fshehur” qimet

Ndonjëherë nuk ju mjafton koha , ndonjëherë nuk keni dëshirë  dhe ndonjëherë nuk e ndjeni të nevojshme të depiloheni. Por nëse dëshironi t’i bëni të padukshme, ekzistojnë disa truke për t’i aplikuar në komoditetin e shtëpisë suaj.

Kamomili

Mos prisni menjëherë rezultate të mëdha. Kamomili vepron në kohë kështu që duhet durim. Të paktën 3 herë në javë, aplikoni për 20 minuta çaj të fortë kamomili në zonën e sqetullave.

Lëng limoni

Është pak a shumë si kamomili. Përdorni një fetë limoni tre herë në javë, duke lënë të reagojë lëngun për 20 minuta. Lani sqetullat para se të dilni sepse rrezikoni të dëmtoni lëkurën.

Ujë i oksigjenuar dhe bikarbonat

Është metoda më e fortë dhe më kimike. Por mund të bëhet në shtëpi, pa risqe të mëdha. Miksoni një lugë bikarbonat me ujë të oksigjenuar dhe përhapeni mbi lëkurë. Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe shpëlajeni mirë.  Bëjeni disa herë në javë, pa e ekzagjeruar, sepse uji i oksigjenuar ju irriton lëkurën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat