Çfarë duhet të bëni kur ju dëshironi fëmijë, por partneri jo?

Life style

Çfarë duhet të bëni kur ju dëshironi fëmijë, por partneri jo?

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 14:44
Ilustrim

Për disa njerëz, marrja e vendimit për të bërë fëmijë është gjë e lehtë. Por, për disa tjerë është paksa e vështirë, sepse njëri person në lidhje mund të mos dëshirojë të ketë fëmijë.

Pra, çfarë bëni kur jeni 30 vjeçare dhe dëshironi fëmijë, por jeni në lidhje me një person i cili nuk dëshiron të bëhet prind?

Kjo padyshim se është dilemë me të cilën shumë njerëz janë ballafaquar. Disa mendojnë se zgjidhja e duhur është ndarja.

Megjithatë, një grua, në një forum për gra, ka deklaruar se frikësohet të ndahet sepse mund të pendohet. Ajo thotë se nuk është lehtë të ndahesh nga mashkulli të cilin e dashuron me të vërtetë.

Sidoqoftë, pavarësisht se ekzistojnë shumë këshilla të ndryshme për këtë çështje, çdo njeri mund të pajtohet se vetëm gruaja mund ta merr vendimin e duhur.

Një person ka shkruar: “Vetëm ju mund të zgjidhni nëse e dëshironi atë apo dëshironi një familje”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat