Histori +16 /Shoqja ime më mori mashkullin e ëndrrave

Life style

Histori +16 /Shoqja ime më mori mashkullin e ëndrrave

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 15:20
Ilustrim

Dikur kam pasur një shoqe shumë të ngushtë, po them dikur pasi sot ajo nuk është më e tillë për mua, pasi më rrëmbeu mashkullin e ëndrrave.

Unë kisha disa kohë që kisha filluar punë si reportere pranë ‘Sunrisse Tv’, gazetaria ka qenë një profesion të cilin unë e kam pasur ëndërr qëkur isha një vajzë e vogël, dhe ishte pikërisht kjo arsyeja, që në Tv, ku unë punoja të jepja maksimumin tim.

Punë ime i kishte rënë në sy pronarit tim, i cili nuk ngurroi që pas disa muajsh pune të më ngrinte në detyrë dhe të më emëronte kryeredaktore.

Me thënë të drejtën pronari i Tv, nuk është se ishte shumë i pashëm, por kishte një mënyrë komunikimi që të bënte  totalisht për vete, dhe unë kisha rënë kokë e këmbë në dashuri me të.

Një ditë ai më fton për kafe pasi kërkonte një nder nga unë, dhe unë nuk hezitova por u ula menjëherë në tavolinë me pronarin.

Ai më kërkoi që ti punësoja një sekretare, dhe mua menjëherë më shkoi mendja tek shoqja ime më e mirë Abla, por që sot e urrej me gjithë shpirt.

Abla ishte një femër e zgjuar dhe dinake, por në pamje ishte si burrë, por ajo dinte si ti bënte meshkujt për vete.

Unë i pata thënë Ablës sekretin tim të madh se kisha rënë në dashuri me pronarin e tv, por ajo nuk deshi t’ja dijë që në momentin që u bë sekretarja personale e tij.

Ajo nisi menjëherë misionin e saj për ta bërë për vete pronarin e medias, dhe në fund ja arriti qëllimit duke përdorur gojën e saj prej kurve.

Pas disa kohësh Abla nga sekretare na u bë pronare, pasi u martua me mashkullin e ëndrrave të mia, ndërsa unë nga kryeredaktore në një e papunë, pasi Abla vendosi të më pushonte nga puna, nga frika se mos unë do ti merrja burrin asaj.

Megjithatë çdo e keqe e ka një të mirë, pasi sot unë jam bërë vetë pronare mediale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat