Zbuloni sa të bukur jeni falë këtij testi

Life style

Zbuloni sa të bukur jeni falë këtij testi

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 07:17
ilustrim

Ky test i thjeshtë, që u bë një hit i madh në Weibo, verzioni kinez i facebook-ut, zbulon nëse një person është i bukur apo jo. E tëra që ju nevojitet është gishti i cili paraqet metodën më të mirë për të përcaktuar se cilit grup i përkisni.

Testi i quajtur “metoda e identifikimit të bukurisë dhe shëmtisë” apo “kurthi i gishtit”. Si të zgjidhni testin? 

Vendosni gishtin tuaj tregues nga mjekra në hundë, nëqoftëse gishti prek buzët tuaja, atëherë kjo tregon se ju jeni të bukur.
Mania për këtë provë sa vjen e rritet, në të cilën janë paraqitur edhe një numër i madh i personave të famshëm që e kanë provuar këtë lloj testi duke postuar edhe nga një foto të tyre. 

Testi në Weibo ka nxitur më shumë se 200.000 diskutime, ku numri më i madh i pjesëmarrësve janë femra, shkruan Noa.al.

“Inspektimi i bukurisë” të cilën disa e quajnë “të pashëm ose jo” është i bazuar në teorinë e relacionit 3:1. Këtë teori e përdorin edhe kirurgët plastikë, të cilët besojnë se bukuria bazohet në lidhjen e përsosur të hundës, gojës dhe mjekrës. Sipas tyre, ata duhet të jenë në përputhje apo linjë të përkryer.

Kjo linjë e përsosur krijohet me vendosjen e gishtit tregues në fytyrë. Quhet edhe “Rickets E- line” sipas Dr. Robert Ricket, i cili në vitin 1950 e ka zbuluar këtë metodë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat